Me 50% të votave të numëruara, Partia Popullore e qendrës së djathtë kryeson me 133 mandate, ndërsa socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez kanë 118. E djathta ekstreme Vox ka arritur në 50 mandate.

Së bashku me dy mandatet e partisë rajonale UPN, e djathta numëron 185 deputetë, nëntë më shumë se shumica absolute e nevojshme për të formuar qeverinë. Ndërkohë, koalicioni i majtë Frente Amplio ka 10 mandate, ndërsa partia e majtë Podemos mbetet pa asnjë deputet sipas rezultateve të deritanishme.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Spanjë, numërohen gjysma e votave, El Pais: E djathta thellon avantazhin ndaj socialistëve të Sanchez! Nis festa në selinë e opozitës në Madrid