KOSOVE - Zëvendësprokurori i krimeve të luftës në Serbi, Bruno Vekariç, ka përgënjështruar lajmin se ish kryeprokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro është punësuar si këshilltar në prokurorinë serbe, njoftojnë mediat kosovare.
 
Në fjalën e tij Vekariç ka thënë se “Salustro nuk punon, e as që ka punuar ndonjëherë në Prokurorinë serbe për krime lufte”.
 
Duke vijuar më tej zëvendësprokurori është shprehur se ka kërkuar që gjykimet për UÇK-në të mos bëhen në Kosovë, por në një vend të tretë. “Është e rëndësishme që krimet kundër popullsisë jo-shqiptare në Kosovë, të bëhen në ndonjë një vend të tretë’, citohet të ketë thënë ai.
 
Vekariç ka shtuar se “shpërblimi inkurajues i Kosovës do të ishte vendosja e qendrës administrative të kësaj gjykate në Prishtinë”.

“Ndryshe nga gjykatat e mëparshme që ishin nën kujdesin e OKB-së, kjo do të jetë gjykatë e Bashkimit Evropian”, thekson Vekariç, duke shtuar se ndryshimi i kësaj gjykatë është se do të trajtohen krimet jo vetëm për territorin e ish Jugoslavisë por dhe në rajone tjera si Shqipëria.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)