Z.Kryeministër përderisa të gjithë pa përjashtim, vendor e ndërkombëtar në deklarimet e tyre publike e kanë cilësuar që deklarata e ministrit Jabllanovic ka qenë ofenduese/fyese dhe raciste (e unë besoj se edhe ju e cilësoni të tillë) atëherë pse ju po hezitoni për ta shkarkuar.
Kërkesa e protestuesve për shkarkim dhe kërkesa për kthimin e ndërmarrjes Trepça në ndërmarrje publike, nuk është kërkesë vetëm e atyre që po protestojnë në shesh, por e shumicës së qytetarëve të Kosovës, edhe pse ata nuk po e manifestojnë këtë përmes protestimit.
Kam lexuar në media se keni deklaruar "Nuk do të dorëzohemi para kërkesës së protestuesve". Siç e thashë edhe më lartë përderisa të gjithë pajtohemi se deklarata e ministrit ishte ofenduese dhe raciste, se pasuritë e Trepçës janë të Kosovës, të qytetarëve të saj dhe duhet të mbesin të tilla, atëherë për çfarë "dorëzimi" e keni fjalën??? Adresim shumë i gabuar z.Kryeministër.
Me një reflektim gjakëtoftë dhe këshilla të mira do të kishe ardhur në përfundim se kjo protestë ka ardh si rezultat i vonesës apo hezitimit tuaj për të marr masat ndaj ati ministri dhe në fund të fundit siç e dini edhe ju po ashtu dhe gjithë ne të tjerët se shumica e qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm ata që po protestojnë i kanë këto kërkesa dhe askush nuk po kërkon nga ju të “dorëzoheni” por ti dëgjoni dhe të përmbushni kërkesat e drejta të qytetarëve.
Kur jemi te " dorëzimi", z.Kryeministër kurrë mos u dorëzo para atyre që kanë kërkesa të kundërligjshme, kërkesa kundër rendit kushtetues të vendit tonë dhe çdo kërkesë tjetër e cila është në kundërshtim me vullnetin e shumicës se qytetarëve të vendit tonë, e për këtë do ta kesh gjithmonë mbështetjen time dhe besoj edhe të gjithë të tjerëve.
Unë e marr me mend se në takimet e mbyllura njerëzit mund të ju shfaqin juve qëndrime të ndryshme nga ato që ata po i shfaqin publikisht, mirëpo qytetari gjykon nga ajo që shef dhe lexon në publik. Tash së fundmi edhe partneri yt i koalicionit në emër të “mbështetjes” për ju, ju la juve "kopilin në derë", dhe kjo nuk do jetë hera e vetme, do të kesh edhe shumë raste të ngjashme herëve tjera, prandaj kujdes nga "mbështetjet" e tilla, merr vendim për shkarkim para protestës dhe mbylle këtë temë për të cilën jam thellësisht i bindur se nuk ka pas nevojë të arrij deri këtu.
Z. Kryeministër pasi që juve nuk ju ka ra në sy unë shfrytëzoj rastin ti shpreh mirënjohje të gjithë atyre qytetarëve pjesëmarrës në protesta të cilët kërkesës për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq nuk i kanë dhënë ngjyrim etnik dhe ato protesta kanë treguar qartë se ato kërkesa nuk janë kundër bashkëqytetarëve të tyre serb në Kosovë.
/Shqiptarja.com