
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E DREJTËSISË
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, KRUJË
NJOFTIM
Mbi afishimin Publik të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme
Drejtuar:
PREFEKTURËS DURRËS
KËSHILLIT TË QARKUT KRUJË
BASHKIA KRUJË
Në zonën kadastrale Nr. 8622 Krujë po kryhet Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme. Ky regjistrim kryhet në bazë të ligjit nr 33 datë 21.03.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”. Në bazë të ligjit të mësipërm, do të afishohen listat e pasurive të paluajtshme, të regjistruara dhe Harta Treguese e Regjistrimit për konsultim publik, për një periudhë kohe prej 45 ditësh.
Periudha e afishimit do të jetë nga data 18.04.2014 deri në datën 01.06.2014.
Afishimi do të bëhet në Zyrën e Afishimit Publik në adresën: Lagje nr.1, Pranë Stacionit të autobusit, tek Pallati i Muharrem Hocja, Krujë.
Ambienti i afishimit do të jetë i hapur çdo ditë:
Nga e Hëna në të Premte ora 10.00-14.00 dhe 16.00-18.00
E Shtunë dhe e Diel ora 10.00-15.00.
I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme Brenda kësaj zone kadastrale, të drejtohen në ambientet e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.
Të gjitha gabimet apo pretendimet duhet të paraqiten Brenda afatit të afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë.
Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.
Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.
Regjistrues
NAIM NDREU







