
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E DREJTËSISË
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mirditë
NJ O F T I M
Mbi afishimin Publik të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme
Drejtuar : Bashkisë Rubik
Në bazë të ligjit nr 33 datë 21.03.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, në zonën kadastrale Nr. 3244 Rubik, Mirditë është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme. Në bazë të nenit 26 të po këtij ligji, për konsultim publik, do të afishohen listat e pasurive të paluajtshme, të regjistruara dhe Harta Treguese e Regjistrimit, për një periudhë kohe prej 45 ditësh.
Periudha e afishimit do të jetë nga data 18.04.2014 deri në 01.06.2014
Afishimi Publik do të bëhet në adresën: Bashkia Rubik, Kati I
Ambienti i afishimit do të jetë i hapur çdo ditë:
Nga e Hëna në të Premte ora 10.00 - 13.00 dhe 14.30 - 19.00
E Shtunë dhe e Diel ora 10.00 - 16.00
I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme Brenda kësaj zone kadastrale, të drejtohen në ambientet e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.
Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten Brenda afatit të afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë.
Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.
Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme .
Regjistrues
AGOSTIN PICAKU







