Zadrimë, banorët lënë djerr 
tokat, kosto e lartë për t’i punua

Zadrimë, banorët lënë djerr <br />tokat, kosto e lartë për t’i punua
Ndonëse stina e pranverës është koha për të mbjellë shumë kultura bujqësore, në zonën e Zadrimës mijëra hektarë po lihen djerr. Shkak për këtë situatë është bërë pamundësia financiare dhe përmbytjet e vazhdueshme që ndodhin sa herë që ka reshje shiu me intensitet duke dëmtuar të mbjellat.

Fermerët e Zadrimës thonë se mbjellja e tokës ka një kosto tepër të lartë, çka është e papërballueshme për ta dhe duke marrë në konsideratë edhe rrezikun e dëmtimit te këtyre të mbjellave, atëherë ulet dëshira për të punuar në toka.

Sipas banorëve shteti nuk ka marrë asnjë masë për t’i ndihmuar me skema subvencionuese, duke deklaruar se në vazhdimësi vetëm ka rritje të kostos së punimit.

Nga një fushë pjellore, fusha e Zadrimës në Lezhë është kthyer në një moçal. Kjo po ndikon negativisht edhe në jetesën e banorëve të këtyre zonave të cilët kanë si burim të të ardhurash vetëm nga bujqësia dhe blegtoria.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)