Zaev:Çfarë bisedova me Ali Ahmetin.
Nuk do të dënohet kush flet shqip

Zaev:Çfarë bisedova me Ali Ahmetin.<br />Nuk do të dënohet kush flet shqip
MAQEDONI-Kreu i LSDM, Zoran Zaev ka zbardhur detaje nga biseda me Ali Ahmetin. “Nuk është diskutuar për ndonjë platformë, rreth 80 për qind e asaj që kam biseduar me Ahmetin ka qenë si t’i kthejmë paratë e vjedhura prapa, si do t’i rrisim pagat e qytetarëve”, është shprehur Zaev.
 
Ai gjithashtu e ka cilësuar si absurd që qytetarët të dënohen së nuk flasin shqip. “Budallallëk është ajo se do të dënohen qytetarët nëse nuk flasin shqip”, ka thënë Zaev në një intervistë për TV 24.
  
“Është manipuluar populli se paratë do të jetë në dy gjuhë. Njerëzit janë manipuluar, po 32 komuna në shtet janë në dy gjuhë, Kumanova është në tre gjuhë, kë e manipulojnë ata. Gjuha është që të kuptohemi. Të mos frikësoheni nga asgjë, çfarë mjegullnaje është ajo, duhet që të udhëhiqemi nga nevojat e qytetarëve”, ka shtuar ndër të tjera lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
  
Ai gjithashtu theksoi se se nuk ekziston ndonjë arsye pse Ivanov të mos e mandatojë qeverinë e re, pasi duhet të ndjekë kushtetutën.
 
“Edhe pas vendimit të Ivanovit, kjo nuk do të thotë se nuk do të bëhet Qeveri. Ai do ta japë mandatin, ashtu është rendi. Vendimi më i mirë dhe i vetëm është ai. Në fund do ta jap mandatin. Ka edhe zgjidhje tjera, por rendi është që ta jap mandatin”,
tha Zaev.

Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike