Zaev në shkollën në Pustec: Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, vendi ynë dhe Shqipëria kanë rrugëtim të përbashkët drejt BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka vizituar shkollën në Pustec, ku jeton komuniteti maqedonas, nga ku deklaroi se shqipja është një gjuhë zyrtare në  vendin që ai qeveris.

Zaev në një prononcim për media nënvizoi se Maqedonia e Veriut mori tjetër zhgënjim nga ana e BE-së, duke shtuar se Shkupi e Tirana meritojnë rrugëtimin europian. Ndërkaq shtoi se sot ai dhe bashkëpunëtorët kanë sjellë libra në Pustec, që fëmijët të mësojnë gjuhën e tyre amtare. 

"Edhe në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët mësojnë shqip. Të njëjtën gjë shohim edhe në Shqipëri, ku në zonat ku banojnë maqedonas, mësohet në gjuhën maqedonase. Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Sot sollën libra që fëmijët të mësojnë maqedonisht. Qeveria jonë ka sjellë donacione, për të ndërtuar shkollë, për të bërë të tjera gjëra me vlerë për komunitetin. Shumë rrugë Shqipëria e Maqedonia e kanë të përbashkët, edhe në realitet, por edhe atë drejt BE-së.

Morëm një zhgënjim nga BE, por të dyja shtetet duhet të punojnë për të vazhduar rrugëtimin europian. Jemi shtete mike dhe shpresoj do mbetemi të tilla. Pandemia ka sjellë disa probleme, por ne po ecim përpara drejt integrimit. Marrëveshja Maqedoni e Veriut –Bullgari nuk është në nivelin më të lartë. Ne nuk lëshojmë nga identiteti ynë maqedonas dhe Bullgaria nuk ka përse të ngrejë pretendime", tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën