Zaev: Vaksinat e para në shkurt, unë do të vaksinohem si shembull, por punonjësit shëndetësorë dhe të sëmurët kronikë kanë prioritet

Zaev: Vaksinat e para në shkurt, unë do të vaksinohem si shembull, por punonjësit shëndetësorë dhe të sëmurët kronikë kanë prioritet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, gjatë një intervistë për TV Sitel informoi se në muajin shkurt vendi do të marrë 5.850 vaksinat e para nga 800.000 për të cilat është rënë dakord me kompaninë Pfizer por theksoi se ka mundësi që të regjistrohen vaksina nga kompanitë e tjera dhe të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që të arrijnë edhe më herët.

"Me rëndësi që ata të arrijnë në kohë. Meqenëse gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e stafit mjekësor, është mirë që të ndodhë së shpejti. Gjëja e dytë është efekti psikologjik, ai do të lehtësojë pak kujdesin dhe është i rëndësishëm për funksionimin e përditshëm psikologjik të qytetarëve dhe ekonomisë.

Në fjalën e tij ai theksoi se janë zhvilluar bisedime edhe me Kinën dhe po i vlerësojnë vaksinat e tyre.

“Presim edhe nga BE-ja nga mekanizmi Kovaks, prej të cilave 100 milionë vaksina janë për Ballkanin Perëndimor.”

Zaevi për paralajmërimet dhe numrat e saktë të vaksinave të cilat do të arrijnë nga vendet evropiane dhe fqinjët tanë, si Austria, Polonia, Bullgaria, Greqia, tha se edhe ata kanë marrë dhjetë herë sasi më të vogla të sasive nga ato që janë paralajmëruar dhe tha se shpreson se dinamika e prodhimit dhe dërgesës në periudhën e ardhshme do të jetë më adekuate nga ajo që është paralajmëruar më parë.

Ai vuri në dukje se po bëhen përpjekje për të siguruar vaksinat këtë muaj në janar.

“Gjithsesi se do të vaksinohem, por pa i shkelur protokollet, të mos jem para punonjësve shëndetësorë, pensionistëve dhe të sëmurëve kronikë, unë do ta jap shembullin dhe do të vaksinohem që të dërgoj mesazhin se ajo është sigurt. Edhe tani e shfrytëzoj rastin që tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, se sipas ekspertëve botërorë ajo është në rregull dhe duhet ta marrim të gjithë, përveç për ato grupe për të cilat mjekët do ta përjashtojnë atë”, nënvizoi kryeministri duke shtuar se vaksinimi do të bëhet së pari te punonjësit shëndetësorë, pensionistët, të sëmurët kronikë, e pastaj te qytetarët tjerë.

Kryeministri Zaevi paralajmëroi edhe se shteti bashkë me punonjësit mediatikë do të zhvillojë strategji për fushatë publike e cila duhet ta ngritë vetëdijen te qytetarët dhe për të sjellë në popullatë të gjithë informacionin përkatës të vaksinimit për të siguruar vaksinimin masiv.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi