Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se janë rreth 13 mijë dosje që presin të shqyrtohen nga kjo gjykatë, duke e cilësuar këtë një situatë problematike.
Sipas tij reforma në gjyqësor është e nevojshme, në mënyrë që të gjenden rrugët për të kufizuar hyrjen e çështjeve në Gjykatën e Lartë, përmes vendosjes së disa kritereve apo filtrave.
Por pavarësisht kësaj situate, Zaganjori bëri me dije se aktualisht vihet re një përmirësim sa i përket kohës së shqyrtimit të dosjeve.
“Ndryshimi që vihet re në shqyrtimin e çështjeve në vite ka përmirësim të ndjeshëm. Numri i çështejve që presin gjykim është 13 mijë çështje, por nëse në vitin 2013 ne gjykonim edhe çëshjte të vitit 2006-2007, pritej edhe 3 vite për një çështje, sot aktualisht në Kolegjin Penal gjykohen çështje të vitit 2015. Ndërsa në Kolegjin Administrativ dhe Civil, gjykohen çështje të vitit 2013,” tha Zaganjori.
Sipas tij, koha e shqyrtimit në Kolegjin penal po shkon drejt një viti, ndërsa për Administrativin dhe Civilin synohet që pritja të jetë jo më e gjatë se 2 vite.
Sipas Zaganjorit paditë të cilat kanë shkaktuar volumin më të madh të dosjeve të prapambetura i përkasin proceseve për pronat, pensioneve dhe shkarkimeve nga puna.
I pyetur për mangësinë e dy anëtarëve në Gjykatën e Lartë dhe për mandatin e mbaruar të Ardian Dvoranit, ai bëri përgjegjës presidencën dhe parlamentin të cilët në vënd të emërojnë gjyqtarët kanë krijuar konflikt.

(Statistika të Gjykatës së Lartë për çështjet e vitit 2015)
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO