TIRANE - Me rastin e kremtimit të Javës së Drejtësisë, nesër, në sallën e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, do të organizohet dita e hapur me studentët e drejtësisë, me temen “Sfidat e gjyqësorit shqiptar në procesin e Integrimit Evropian”.
Në këtë aktivitet prof. dr. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë si dhe Ardian Dvorani, Kryetar i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, do të mbajnë fjalën e rastit, duke dhënë mesazhe në lidhje me temën, për t'i lënë më pas vend një sesioni të hapur pyetje-përgjigje midis studentëve të ftuar dhe të gjithë Trupës Gjyqësore të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com