Zagoriotët letë ministrit kundër
bashkimit me Libohovën:S’kemi lidhje

Zagoriotët letë ministrit kundër<br />bashkimit me Libohovën:S’kemi lidhje
Shoqatës “ZAGORIA” ka kërkuar ndryshimin e hartës së re territorial ku parashikohet bashkimi i tyre me Libohovën. Madje në një shkresë zyrtare thuhet se zagoriotët “lidhjet dhe varësia e krahinës së Zagories kanë qënë të drejtpërdrejta nga Gjirokastra, dhe jo nga Pogoni, Dropulli apo dhe nga Libohova”.

Propozimin e hartës shoqata e cilëson një eksperiment lidhjen me Libohovën, veprime që për ta në të shkuarën nuk kanë patur jetë.

“Kontributi historik, atdhetar, patriotik, shkencor, në letërsi, në art, deri dhe në folklor janë tipike shqiptare të papërsëritshme zagorite. Sado herë që atdheu është kërcënuar nga të huajt, luftëtarët dhe atdhetarët shqiptarë, në Zagori kanë gjetur strehë , mbështetje, përkrahje shumë më të madhe se në Libohovë apo krahinë tjetër të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e dhënë.

Ndërsa shprehen se territori i Zagories historikisht nuk ka patur asnjë lloj vartësie apo dhe kontakti me Libohovën, “as territoriale, as gjeografike, as kulturore, as tregtare, as historike dhe ca më pak në traditat dhe zakonet shekullore të saj. Të lidhësh Zagorinë me Libohovën do të thotë ta bësh Zagorien inekzistente, tamam një trevë të shkretë dhe pa zot”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni