ZAGREB, 24 nëntor /ATSH-AA/ - Përfaqësuesit parlamentarë të partive kryesore në Kroaci i janë përgjigjur thirrjës për të rënë dakord mbi tekstin e deklaratës që do të dënojë lirimin e Vojislav Shesheljit dhe që do të lexohet para Parlamentit Evropian.
Këtë iniciativë e ka ndërmarrë ish-kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, e cila tani është deputete e pavarur në parlamentin kroat.
Qëllimi i iniciativës së parlamentit kroat është që teksti i deklaratës të shkruhet deri ditën e enjte dhe t'i dërgohet Parlamentit Evropian ku do të diskutohet për rezolutën dhe procedurën e Gjykatës së Hagës, që ka liruar Vojislav Shesheljin pa dënimin me kusht.
Këtë temë në Parlamentin Evropian e kanë inicuar eurodeputetët kroatë.
Kosor me këtë rast deklaroi se nuk e di se kur do të jete gati deklarata dhe është shprehur se është më e rëndësishme që deputetët të bien dakord në lidhje me tekstin sesa kur do të jete teksti gati.
Rreth përgatitjes së deklaratës janë angazhuar anëtarët e SDP-së, HNS-së dhe HDZ-së, tri partitë më të rëndësishme në parlamentin kroat./ a.jor.








