Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal ndaj këngëtares Zajmina Vasjari. Në ngarkim të Vasjarit rëndon akuza e shkatërrimit të pronës.
Sipas njoftimit të Policisë, procedimi ndaj Vasjarit ka nisur në datën 19 të këtij muaji, pas kallëzimit nga S.P, pronare e një zyre avokatie.
Rrjedhja e rubinetit të ujit nga banesa e këngëtares në Bulevardin "Gjergj Fishta", e dhënë me qira, ka përmbytur studion ligjore që ishte një kat më poshtë.
"Procedimi ka filluar pasi më datë 19.04.2016, rreth orës 08:00 është konstatuar se në ambientin e marrë me qira nga shtetasja S.P. që shërben si studio ligjore, në adresën Bulevardin Gjergj Fishta, nga apartamenti i shtetases Z. V. ka shpërthyer uji duke dëmtuar studion ligjore që ndodhet në katin e poshtëm", thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas kryerjes së të gjitha veprimeve hetimore, materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal në ngarkim të dyshuarës Z. V.
Redaksia Online
Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA