Është e re, e bukur dhe mjaft energjike. Kështu mund të cilësohet këngëtarja simpatike Zajmina Vasjari, që gjithnjë shfaqet ndryshe në skenë. “Do pi”, titullohet kënga me të cilën biondja seksi konkurron në Festivalin e Këngës Magjike. Në një intervistë për suplementin THASH& THEM, Zajmina shpalos planet e afërta muzikore si dhe pritshmëritë e saj në këtë event të rëndësishëm muzikor. Ajo është duke punuar për një klip të ri, që pritet të dal në fund të dhjetorit si dhe për albumin e saj muzikor.
Merrni pjesë në Kënga Magjike, si janë pritshmëritë tuaja në këtë event muzikor?
Këtë vit gara është shumë e fortë pasi një pjesë e madhe e emrave "big" të muzikës janë konkurentë por edhe artistët e rinj të skenës. Më janë dukur mjaft mirë, prandaj fillimisht po mendoj që kënga të ketë sukses, të tjerat më vonë.
Si lindi ideja e këngës “Do pi” dhe si është pritur ajo deri tani?
Ideja ishte krejtësisht e rastësishme dhe më pëlqeu që në momentin e parë. Deri tani është pritur mjaft mirë dhe jam vërtet e lumtur për këtë.
Mendoni se “duke pirë” shprehen ndjenjat më lehtë?
Po, mendoj se është e vërtetë që alkoli të ndihmon të çlirohesh nga pasiguritë e tua dhe të thuash gjëra që ndoshta pa pire nuk do i shprehje kurrë.
Ju ka ndodhur të deheni ndonjëherë?
Unë nuk jam tip që pi por ndonjëherë më ndodh edhe mua (qesh).
Si ka qenë kjo verë për ju?
Ka qenë njëkohësisht e lodhshme nga punët e mia por edhe e paharrueshme për momentet e bukura që kam kaluar
Ku i kaluat pushimet?
Vetëm 5 ditë munda të shkëputem nga angazhimet e mia dhe shëtita në jug të vendit me një grup miqsh.
Po përsa i përket koncerteve si kanë qenë ato?
Si për çdo këngëtar tjetër vera është një sezon i ngjeshur me koncerte. Unë kam lëvizur me shumë në Kosovë, ku me të vërtetë ia kaloj mrekullisht mirë por kuptohet edhe lodhem.
Vini gjithnjë me një luk ndryshe, ju pëlqen ta ndryshoni sepse ndiheni më komod apo për arsye të skenës?
Jo absolutisht është krejt e kundërta gjithmonë them që nuk do ndryshoj më, por nuk e di pse më ndodh që para se të publikoj një video apo të dal diku në skenë vendos të ndryshoj. Nuk planifikoj asnjëherë asnjë gjë në lidhje me look-un. Madje në të shumtën e rasteve ndryshimin e bëj një ditë para (qesh)
Ju pëlqen vetja më shumë bjonde apo brune?
Brune...
Sa ju ka ndryshuar skena?
Besoj se më ka ndryshuar 100%.
Në fillimet tuaja ju kemi parë si modele, madje jeni edhe fituese e Miss Shqipëria, pse nuk e vazhdoni më modelimin?
Më pëlqen shumë por në kohen kur unë u shpalla "Miss Shqipëria" nuk kishte kaq shumë aktivitete për modelet. Më pas muzika hyri në jetën time dhe nuk kam menduar më ti kthehem modelimit. Jam shumë rehat me muzikën.
Si fillon dita për Zajminën?
Zgjohem në orën 7 dhe bëhem gati për në shkollë.
Njeriu me të cilin jeni më e lidhur?
Motra ime.
Jeni shumë e rezervuar sa i takon jetës suaj private, jeni e dashuruar aktualisht?
Nuk do doja të flisja për këtë gjë.
Cilat do të jenë projektet tuaja të ardhshme muzikore?
Po punoj aktualisht për këngën time të re, që do prezantohet në dhjetor dhe që sigurisht do të jetë e shoqëruar edhe me një videoklip.
Do ti’u shohim në ndonjë duet dhe a keni në plan të realizoni një album muzikor?
Këtë dua ta lë surprizë për publikun, por po zbuloj vetëm që do të të realizoj një duet (qesh), ndërsa përsa i përket albumit shpresoj që të jetë gati për verën që vjen.
/Shqiptarja.com