Zaloshnja: Anti-rus para pensionit, pro-rus pas pensionit…

Zaloshnja: Anti-rus para pensionit, pro-rus pas pensionit…

Charles McGonigal

Ish shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Çarls MekGonigal, përballet me dy padi të ndryshme penale – një në gjykatën federale në Uashington e një në gjykatën federale në Nju Jork. E para ka të bëjë me veprime të tij para se të dilte në pension (para shtatorit 2018) dhe e dyta me veprime të tij pasi doli në pension.

Të dyja këto padi janë pasqyruar gjerësisht në mediat kryesore amerikane (përfshirë edhe VOA – Zërin e Amerikës). Për ata që nuk kanë mundësinë, kohën apo durimin të lexojnë dhjetra raportimet e mediave amerikane për këto padi penale ndaj Çarls MekGonigal, më poshtë mund të gjeni një sintezë të tyre nga këndvështrimi gjeopolitik i popullit arbëror.

Para se të dilte në pension, Çarls MekGonigal mori 225 mijë dollarë të padeklaruara në dorë nga Agron Neza (një ish-punonjës i shërbimeve secrete shqiptare) për të ardhur në Tiranë, që t’i sugjeronte Edi Ramës anullimin e koncesionit të kërkimit/shfrytëzimit të naftës nga një kompani e regjistruar në Zvicër, si guaskë e gjigandit rus Gazprom. Në takimin e realizuar në Tiranë në shtator 2017, ishte present edhe Dorian Duçka, i cili ishte i interesuar për një konglomerat energjitik kinez (në atë takim Çarls MekGonigal i dha Ramës disa suvenire me logon e FBI-së).

Pas takimit të parë Rama-MekGonigal janë realizuar edhe tre të tjera (në Tiranë dhe Nju Jork). Gjatë kësaj periudhe MekGonigal ka udhëzuar vartësit e tij të hetojnë për lobistin Nick Muzin, i cili dyshohej se kishte marrë para ruse për të lobuar në Ushington në favor të PD-së. Në të njëjtën kohë, MekGonigal dyshohet se ka marrë 500 mijë dollarë nga politikanë boshnjakë (me ndërmjetësinë e Agim Nezës) për të lobuar në OKB kundër fraksionit serbo-rus të Dodikut atje.

Padia tjetër penale ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së ka lidhje me ndihmën për oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane. Por aktiviteti i tij në favor të miliarderit rus është zhvilluar pasi ishte larguar nga FBI-ja.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar në fshehtësi me një ish diplomat rus, Sergey Shestakov, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska. Synimi i këtij aktiviteti të fshehtë të Çarls MekGonigal ishte që të hiqej Deripaska nga lista e non-gratave të Departamentit të Shtetit

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • te ka lodhur permbledhja Zalo: 25/01/2023 15:10

    Zalo, nese do te permbledhesh faktet, permblidhi ashtu sic citohen dhe jo si do ti. nuk thuhet gjekundi per kompani te regjistruar ne zvicer si gusake e gjigandit Gazprom dhe nuk behet fjale per anulim koncensioni. se dyti, ne raport thuhet personi A dhe B kishin interesa ne vendimarrjen e qeverise dhe nuk thuhet se Dorian Duçka, i cili ishte i interesuar për një konglomerat energjitik kinez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren