Zaloshnja: 92% e shqiptarëve opinion pozitiv për SHBA

Zaloshnja: 92% e shqiptarëve opinion pozitiv për SHBA

Foto ilustruese

Në sondazhet që kam zhvilluar vitet e fundit në kuadër të Barometrit për Sigurinë Kombëtare, SHBA më ka rezultuar me kuotat më të larta pozitive ndër banorët e rritur të Shqipërisë. Aktualisht, 92% e tyre mendojnë se SHBA ka ndikim kryesisht/plotësisht pozitiv ndaj Shqipërisë. Kështu më rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anembanë vendit, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik, që do të publikohet i plotë së shpejti.

Në të njëjtën kuotë pozitive ndodhen Gjermania, Italia dhe Turqia. Ndërsa jo papritur, kuotën më të ulët e ka Rusia (18%), e ndjekur nga Serbia (21%) dhe Bullgaria (28%).

Duket se erërat kundër administratës aktuale amerikane, që po fryjnë këto kohë nëpër foltore nuk kanë ndikuar në opinion konstant pozitiv të shqiptarëve për SHBA-në.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan