Zaloshnja analizon takimin e Ramës me kryebashkiakët e djathtë: Mund të kenë shkuar pa lejen e Berishës, duan më shumë fonde

Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, me kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët, ku për herë të parë morën në mbledhje edhe 5 kryebashkiakë të Sali Berishës.

Zaloshnja në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, thotë se pjesëmarrja e tyre mund të analizohet në dy aspekte. Së pari, sipas Zaloshnjës mund të kenë marrë pjesë meleje të Berishës, dhe kjo mund të jetë një shenjë e negociatave për normalizimin e jetës parlamentare.

“Ka dy interpretime, se dimë ca ka pas në kokë kur i ka ftuar. Një interpretim është që kjo vajtje e këtyre 5 kryebashkiakëve mund të jetë një shenjë për një marrëveshje në lidhje me zbutjen e klimës parlamentare me komisionet zgjedhore, që është më i rëndësishme. Mund te jetë kjo. Mund të jetë një indikacion”, tha Zaloshnja.

Së dyti, sipas Zaloshnjës mund të kenë marrë pjesë pa lejen e Berishës, pasi kërkojnë të thithin më shumë fonde për bashkitë e tyre.

“Është dhe interpretimi tjetër, që janë bashki shumë të vogla, s’kanë fuqi financiare. Janë të varura në 85% të buxhetit nga pagesat që bën buxheti i shtetit. Nga nevoja për të thithur ca fonde mund të kenë shkuar me kokë të tyre pa marrë leje nga Berisha. Nuk futemi dot në kokën e Ramës ca ka menduar, apo në kokën e 5 kryebashkiakëve ca menduan kur shkuan.

Vetë fakti që Nikolla është takuar me krerët e grupeve dhe përfaqësues ka qenë Bardhi është tregues që diçka po diskutohet, po mendohet”, tha Zaloshnja.

Kryebashkiakët e Berishës që iu bashkuan takimit me Ramën
1- Hilë Curri - kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, i koalicionit 'Bashkë Fitojmë'
2- Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë
3- Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë
4- Albert Melyshi, kreu i bashkisë Mirditë 
5- Albert Malaj, kreu i bashkisë Memaliaj
6- Miftar Dauti, kreu i bashkisë Has

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
CIA amerikane: 3.1 milionë banorë në Shqipëri! Zaloshnja: Numri i saktë do zbulohet nga Censi

Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar rreth vlerësimit statistikor të CIA-s amerikane mbi popullsinë banuese në Shqipëri, sipas së cilës plot 3.1 milionë banonin në fund të vitit 2023. Në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ai tha se CIA publikon çdo vit një libër statistikor botëror (World Factbook), me të dhëna të hollësishme për secilin vend të globit, duke shfrytëzuar burime të ndryshme zyrtare e jozyrtare.

'Në rastin e Shqipërisë, sqaroi Zaloshnja, nuk bëhet fjalë që CIA të ketë dërguar anketues në Shqipëri për të numëruar sa banorë janë këtu, por thjesht ka grumbulluar shifra të për emigracionin shqiptar nga Eurobarometri, Banka Botërore, FMN-ja, Censi amerikan e ai britanik, etj., për të llogaritur përafërsisht se sa shtetas shqiptarë janë në emigracion. Dhe nga totali 4.65 milionë shtetas shqiptarë në regjistrin e gjendjes tonë civile, analistët e CIA-s kanë zbritur shifrën e përafërt të 1.55 milionë shtetasve në emigracion, për të mbërritur tek shifra 3.1 milionë e banorëve këtu"

Zaloshnja theksoi se numri i saktë i banorëve do të mësohet kur të publikohen nga INSTAT-i rezultatet e Censit, i cili është financuar pjesërisht e monitoruar plotësisht nga qeveria zviceriane.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 11/03/2024 14:58

    Ndoshta para se te diskutoje me ose pa lejen e Berishes duhet te kuptoje qe raportet e qeverisjes qendrore dhe vendore nuk jane politike por kushtetuese dhe ligjore. Cdo lloj sjellje dhe raport tjeter, si "me ose pa leje", apo deklarimet "tanet" apo "tyret" jane anti kushtetuese e ligjore, per rrjedhoje kriminale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument