Zaloshnja: E shkuara familjare e votuesve të PD-së

Zaloshnja: E shkuara familjare e votuesve të PD-së

Sali Berisha dhe demokratët

Pas zgjedhjeve të 2013-ës dhe të 2017-ës, zhvillova sondazhe që më mundësuan analizën e të shkuarës familjare të votuesve. Pas zgjedhjeve të sivjetme, nuk kam zhvilluar dot ndonjë sondazh të tillë. Sidoqoftë, duke ndërthurur rezultatet e atyre dy sondazheve, mund të ndërtohet një profil pak a shumë i përafërt i të shkuarës familjare të votuesve të PD-së, të cilët aktualisht janë para dilemës se kë të përkrahin, Bashën jokomunist apo Berishën ish-komunist?

Rreth 55% e votuesve të PD-së vijnë nga familje që janë persekutuar/diskriminuar gjatë regjimit komunist për arsye politike ose prone (45% s’janë persekutuar/diskriminuar). Çereku i familjeve të presekutuara pro PD-së kanë qenë fillimisht në pozita të mira në regjimin komunist.

Rreth 23% e votuesve të PD-së kanë patur një të afërm të pushkatuar nga regjimi komunist (Të afërm konsiderohen: baba, nënë, burrë, grua, vëlla, motër, gjysh, gjyshe, vjehrri, vjehrra, kunat, kunatë, xhaxha, dajë, hallë, ose teze).

Rreth 30% e votuesve të PD-së kanë patur një të afërm të burgosur politik nga regjimi komunist (Të afërm konsiderohen: baba, nënë, burrë, grua, vëlla, motër, gjysh, gjyshe, vjehrri, vjehrra, kunat, kunatë, xhaxha, dajë, hallë, ose teze).

Rreth 14% e votuesve të PD-së kanë patur një të afërm të arratisur politik (Të afërm konsiderohen: baba, nënë, burrë, grua, vëlla, motër, gjysh, gjyshe, vjehrri, vjehrra, kunat, kunatë, xhaxha, dajë, hallë, ose teze).

Rreth 30% e votuesve të PD-së kanë patur një të afërm të internuar/dëbuar/shpërngulur politik nga regjimi komunist (Të afërm konsiderohen: baba, nënë, burrë, grua, vëlla, motër, gjysh, gjyshe, vjehrri, vjehrra, kunat, kunatë, xhaxha, dajë, hallë, ose teze).

Rreth 31% e votuesve të PD-së kanë patur një të afërm të shpallur kulak/të deklasuar nga regjimi komunist (Të afërm konsiderohen: baba, nënë, burrë, grua, vëlla, motër, gjysh, gjyshe, vjehrri, vjehrra, kunat, kunatë, xhaxha, dajë, hallë, ose teze).

Rreth 11% e votuesve të PD-së kanë patur një të afërm të përjashtuar nga PPSH-ja (Të afërm konsiderohen: baba, nënë, burrë, grua, vëlla, motër, gjysh, gjyshe, vjehrri, vjehrra, kunat, kunatë, xhaxha, dajë, hallë, ose teze).

Shënim i rëndësishëm: Kategoritë e mësipërme nuk janë përjashtuese të njëra tjetrës. Dikush mund të ketë patur gjyshin të pushkatuar, babain të burgosur politik, dajën të arratisur politik dhe pjesën tjetër të familjes të internuar. Një i anketuar i tillë u përgjigjet “Po” të gjitha këtyre pyetjeve.

Grafik: E shkuara e të afërmëve të votuesve demokratë

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione