Zaloshnja: Llatja 51%-56%, pavarësisht se sa ka përballë në Elbasan

Zaloshnja: Llatja 51%-56%, pavarësisht se sa ka përballë në Elbasan

Gledian Llatja

Nga një sondazh që zhvilloi IDRA para një muaji në territotin e Bashkisë Elbasan, rezultoi se Gledian Llatja do të merrte më shumë vota se sa do të mernin së bashku tetë konkurentë potencialë.

Në një pyetësor që u shpërndava elektronikisht në fundjavë 10 mijë banorve të rritur të Shqipërisë (në mënyrë krejtësisht rastësore), ishin disa pyetje rreth prirjes për të votuar kandidatë lokalë për kryebashkiakë. Të anketuarit kishin opsione të ndryshme si “Do të votoj sot për kandidat socialist”, “Ndoshta do të votoj për kandidat socialist”, “Do të votoj sot për kandidat të PD së Berishës”, “Ndoshta do të votoj për kandidat të PD së Berishës”, “Do të votoj sot për kandidat të PD së Alibeajt”, “Ndoshta do të votoj për kandidat të PD së Alibeajt”, duke krijuar skenarë garash dyshe dhe garash treshe.

Nga ekstrapolimi i përgjigjeve të të anketuarve (ku përfshiheshin mosha, gjinia, zona e banimit – urbane apo rurale – bashkia ku banonin – Tiranë apo bashki tjetër – votimi i tyre më 25 prill 2021, simpatia për politikanët kryesorë kombëtarë, etj.), më rezultoi se rreth 760 mijë shqiptarë janë të vendosur qysh sot të votojnë për kryebashkiakë socialistë, pavarsisht nëse përballë tyre do të jenë dy apo vetëm një konkurent. Nga ana tjetër, rreth 660 mijë janë të vendosur qysh sot të votojnë për kryebashkiakë të Berishës apo Alibeajt.

Nga analiza 10 vjeçare e rezultateve në 222 qendrave të votimit në Bashkinë Elbasan (nga Bradasheshi në Zavalinë), rezultoi së kandidatët e PS-së (lokalë e parlamentarë kanë marrë mesatarisht më shumë se gjysmën e votave të elbasanasve urbanë e ruralë.

Duke ndërthurur rezultatet e sondazheve të sipërpërmenduara me të dhënat historike elektorale të 222 qendrave të votimit që ka Bashkia Elbasan, ndërtova një model simulacioni statistikor, për të llogaritur përafërsisht numrin e votave që do të merrte Gledian LLatja i PS-së, nëse zgjdhjet do të ishin zhvilluar sot. Nga 10 mijë simulacione të modelit statistikor (që eksploruan të gjitha mundësitë brenda intervaleve të rezultateve të sondazhit dhe të të dhënave historike elektorale të 222 qendrave të votimit), më rezultoi se Gledian LLatja i PS-së sot do të merrte 51%-56% të votave, pavarsisht se sa rivalë ka përballë në Elbasan.

Siç është demonstruar në grafikun më poshtë, probabiliteti më i madh për votat e LLatjat të PS-së është përqendruar në intervalin 53%-55%. Kuptohet që në qoftë se opozita futet e ndarë në garë, gjasat janë për anën e sipërme të intervalit, dhe anasjelltas. Sidoqoftë, epërsia aktuale i garanton PS-së fitoren në Elbasan, nëse kjo epërsi nuk ngushtohet deri më 14 maj…

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë