Zaloshnja: Nga informacioni për çështjen McGonigal, çfarë beson më shumë elektorati aktiv?

Zaloshnja: Nga informacioni për çështjen McGonigal, çfarë beson më shumë elektorati aktiv?

Ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal

Charles McGonigal u arrestua më 21 janar me akuzën se, pasi doli në pension, ka punuar ilegalisht për oligarkun rus Oleg Deripaska, i shpallur persona non grata nga Departamenti i Shtetit dhe i sanksionuar financiarisht nga Thesari i Shtetit Amerikan. Ai u lirua me garanci pasurore 500 mijë dollarë deri në zhvillimin e gjyqit në Nju Jork, ndërkohë që u padit edhe në një gjykatë federale në Uashington (por u lirua pa patur nevojë të paguajë garaci pasurore), për marrjen e 225 mijë dollarëve prej shqiptaro-amerikanit Agron Neza, pas disa takimeve të padeklaruara me Edi Rramën gjatë kohës që kishte qenë shef i kundërzbulimit të degës njujorkeze të FBI-së.

Nga një analizë e hollësishme e të gjitha lajmeve/analizave/opinioneve të publikuara në shqip në portale të televizioneve e të gazetave, apo në portale të palidhura me to, më rezultoi se rreth 60% e informacionit e trajton si më të rëndësishme akuzën e parë (atë për kohën pasi McGonigal kishte dalë në pension dhe ishte lidhur me rusin Oleg Deripaska). Ndërsa akuzën e dytë (atë për kohën kur ishte shef i kundërzbulimit të degës njujorkeze të FBI-së dhe ishte lidhur me Nezën, Ramën, etj.), e konsideron si çështje dytësore, pa ndonjë rëndësi të madhe kombëtare apo ndërkombëtare.

E kundërta ka ndodhur me pjesën tjetër të lajmeve/analizave/opinioneve të publikuara në shqip në portale të televizioneve e të gazetave, apo në portale të palidhura me to (rreth 40%). Për këtë grup të dytë informacioni, parësore është akuza për marrjen e 225 mijë dollarëve prej shqiptaro-amerikanit Agron Neza, pas disa takimeve të padeklaruara me Edi Rramën gjatë kohës që kishte qenë shef i kundërzbulimit të degës njujorkeze të FBI-së. Kjo trajtohet në këtë informacion si një nga çështjet më të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare të ditës.

Ndoshta nuk është rastësi që nga një sondazh kombëtar që zhvillova javën e shkuar, më rezultoi se rreth 60% e elektoratit që kishte votuar në zgjedhjet e prillit 2021 mendonte se çështja McGonigal është ekzagjeruar nga mediat, opozita, ose nga të dyja së bashku. Vetëm 40% e elektoratit që kishte votuar në zgjedhjet e prillit 2021 mendonte se çështja McGonigal nuk është ekzagjeruar fare.

Duket se 3/5 e elektoratit aktiv në Shqipëri i beson më shumë llojit të parë të informacionit për çështjen McGonigal, dhe vetëm 2/5 i beson llojit të dytë…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kosta: 15/02/2023 15:44

    berisha ne burgi, atje e ka vendin. McGonigal po perdoret si komardare per shqupsat

    Përgjigju
  • Mala: 15/02/2023 13:58

    Jo mor Zaloshnja jo. Nuk u arrestua vetem se punoi per Deripaska pasi doli ne pension por sidomos sepse shperdoroi detyren, falsifikoi formulare, pastroi para dhe ndikoi ne hetime te paligjshme ne interes te mikut te tij Edi Rama. Aty ke blloku rreth "patronazhisteve" te Rames gjithmone njesoj te del Rama ty, pllumb!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja