Zaloshnja: Pikëpyetjet e koalicionit Berisha-Meta

Zaloshnja: Pikëpyetjet e koalicionit Berisha-Meta

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Para se Meta të firmoste në territorin e konsullatës shqiptare të Stambollit dekretin për lirimin e Bajram Begajt nga detyra ushtarake, dukej se bashkëpunimi Berisha-Meta ishte solid. Koalicioni Shtëpia e Lirisë u krijua dhe funksionoi pa fërkime në zgjedhjet e 6 marsit (ndryshe nga zgjedhjet e 25 prillit, kur mosdakordësia mes PD-së e LSI-së i dha në pjatë PS-së mandate në qarqet Berat, Durrës, Gjirokastër e ndoshta Korçë).

Por pas firmës së Metës në Stamboll, pati një shkëmbim zjarri retorik mes Berishës e Metës, që u pasua nga një vizitë e Metës në ambasadën amerikane dhe pjesëmarrjen e dy eksponentëve të LSI-së në festën e 31-vjetorit të PS-së. Mbetet të shihet se çdo ndodhë deri në vjeshtë, kur PD-ja të zhvillojë zgjedhje “primare” brenda saj, për të përzgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Bash në atë kohë do të testohet edhe niveli i bashkëpunimit Berisha-Meta…

Për zgjedhjet e 6 marsit, LSI-ja nuk paraqiti kandidatë të saj – thjesht përkrahu kandidatët e Foltores. Por për zgjedhjet e ardhshme lokale krijimi dhe funksionimi i koalicionit të Berishës me Metën nuk do të jetë më aq i lehtë – ky i fundit do të kërkojë që në disa bashki të paraqesë kandidatë të LSI-ës, që pret të përkrahen në terren nga simpatizantët e Foltores.

Nuk pritet që LSI-ja të kërkojë bashki ku PD-AN mori vjet më 25 prill më shumë se 50% të votave (bashkitë e ngjyrosura me blu në tabelën më poshtë). Gjithashtu, nuk pritet që LSI-ja të kërkojë Shkodrën, për simbolikën që ka.

Më e mundshme është që LSI-ja të synojë ato bashki ku asnjëra nga tre partitë kryesore nuk arriti të marrë mbi 50% të votave vjet (bashkitë e pangjyrosura në tabelën më poshtë). Gjithashtu LSI-ja të kërkojë bashki ku ka patur rezultate të mira tradicionalisht (Berat, Skrapar, Poliçan, Dropull, Delvinë, Këlcyrë, Memaliaj, Gjirokastër, Bulqizë etj.).

Dhe pikëpyetja e madhe do të jetë nëse Berisha do ti hapë krahun Metës në ndonjë nga bashkitë e mëdha si Durrësi, Fieri e Korça. Marrëveshje Rama-Meta për pak u prish më 2015, pikërisht sepse LSI-së nuk iu dha asnjë nga qytetet e mëdha. Ajo marrëveshje rezistoi atëherë vetëm sepse LSI-ja kishte ministritë kryesore në pushtetin qendror. Ndërsa këtë vjeshtë Berisha dhe Meta do jenë të dy larg pushtetit…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim