Në një sondazh që zhvillova para dy javësh për një revistë vendase, pyeta edhe se për cilin nga tre politikanët kryesorë kanë opinionin më pozitiv shqiptarët.
Meqënëse të anketuarit u pyetën për moshën (si zakonisht në sondazhe opinioni), jam në gjendje të llogaris rezultate vetëm për grupmoshën 18-34 vjeç, që është grupmosha më e lakmuar për tu joshur nga politikanët në mediat sociale (e më pas në kutitë e votimit).
Nga sondazhi rezulton (shihni Tabelën shoqeruese) se pothuaj gjysma (45.7%) e të rinjve 18-34 vjeç nuk preferojnë asnjë nga tre politikanët kryesorë (me ekstrapolim të përafërt, rreth 320 mijë të rinj).
Ramën e preferojnë 32.4% e të rinjve (me ekstrapolim të përafërt, rreth 227 mijë të rinj), Berishën 17.1% (me ekstrapolim të përafërt, rreth 120 mijë të rinj), dhe Metën 4.7% (me ekstrapolim të përafërt, rreth 33 mijë të rinj).
Grupmosha 18-34 vjeç dominon në popullsinë e rritur – 1/3 e banorëve të rritur i pëkasin kësaj grupmoshe.

-
Ky sondazh do te thote qe Rama qenka rritur edhe me shume. Adhuruesit e tij nga 18-34 vjeç kur Rama erdhi ne pushtet jane sot 28-44 vjeç. Dmth shkurt ata nga 18-28 extrapolohen rreth 100.000 dhe kjo do te thote se rama tani ka 800.000 votues nga 700.000 qe kishte. Bravo.
Përgjigju -
Zaloshnja mjaft or burre,per hir te mbiemrit te pakten thuaj realitetin dhe mos i fryj shifrat ne raport me pagesen qe te behet. Ato shifra minimalisht duhet ti pjestosh per dy dhe perseri marzhi i gabimit te del i llogaritur plus-minus 10-15.
Përgjigju










Komente
Komento