SONDAZHI/ 57% duan të qeverisen nga politikanët kryesorë, votuesit e Ramës sa dyfishi i tre të tjerëve

SONDAZHI/ 57% duan të qeverisen nga politikanët kryesorë, votuesit e Ramës sa dyfishi i tre të tjerëve

Basha, Rama, Berisha dhe Meta

Nga një sondazh që zhvillova javën e shkuar për Shqiptarja.com (lexo këtu), rezultoi se plot 43% e të anketuarve duan që kryeministër të jetë dikush që s’e ka emrin as Edi Rama, as Sali Berisha, as Lulzim Basha, e as Ilir Meta. Më tej, 37% duan të jetë Rama kryeministër, ndërsa 20% duan kusurin.

Thënë ndryshe, vetëm 57% e zgjedhësve që banojnë këtu do deshin të qeveriseshin prej një nga katër politikanët kryesorë aktualë, dhe ndër ta, partizanët e Ramës janë pothuaj sa dyfishi i të tre të tjerëve së bashku.

Është tejet domethënës fakti që plot 43% e zgjedhësve me banim këtu nuk duan që kryeministër të jetë një 60 vjeçar që po kërkon mandatin e katërt qeverisës rradhaz; nuk duan që kryeministër të jetë një 80 vjeçar që ka qenë dikur president e kryeministër, e që tani po hetohet nga SPAK-u; nuk duan që kryeministër të jetë një 55 vjeçar që ka qenë dikur kryeministër e president, e që tani po hetohet nga SPAK-u; dhe nuk duan që kryeministër të jetë një 50 vjeçar që ka qenë dikur në disa poste të rëndësishme ministrore, e që tani udhëheq një fraksion të vogël të një partie dikur të madhe.

Kuptohet që disa përqind nga 43-përqindëshi i të zhgënjyerve do të kandisen të votojnë më 2025 për partitë e këtyre katër politikanëve, sepse nuk ka gjasa të dalë në skenë deri atëherë ndonjë tjetër që t’u mbushë syrin.

Historia e gjatë elektorale shqiptare ka treguar se forcat politike të shfaqura para zgjedhjeve kanë rezultuar thjesht flakë kashte. Kështu, flakë kashte rezultoi PDR-ja e Pollos më 2001; LZHK-ja e Zogut dhe e Shehit më 2005; Poli i Lirisë së Meksit e Shehit më 2009; Lëvizja Kuqezi e Spahiut dhe FRD-ja e Topit më 2013; LIBRA e Blushit dhe Sfida e Bojaxhiut më 2017; dhe së fundmi, Vetëvendosja më 2021.

Rishtazi në skenë ka dalë lëvizja politike “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, por deri tani të kujton Sfidën e Bojaxhiut. Gjithashtu, në skenë ka dalë edhe rrjeti i quajtur “#NextYou” i Agron Shehajt, që të kujton LIBRA-n e Blushit në fillimet e veta.

Që të aktivizohet masivisht 43-përqindëshi i zhgënjyer, duhet të dalë në skenë një forcë e tillë politike, që do t’i mbushte plot e përplot sheshet reale e virtuale.  Stanjacioni i katër politikanëve të sipërpërmendur do një tërmet të fortë shoqëror për t’u trazuar!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mbreti: 27/02/2024 08:26

    Shqiperia mbreteri. Larg ketyre kater lapanjozeve, qe erdhen nga hici dhe u bene milardere.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 26/02/2024 19:56

    Kryeministër i Shqipris e bëj vetëm un Rexhep Leka që jam me 3 fakultete të mbaruara në Gjermani e me 12 gjuh të huaja. Shqiprin un e bej prallën e Botës. Se Shqipria ka shum mundësi të mbëdha. E kto mundësi duhet të shkojn në të mirën e popullit. Jo në të mirën e hajdutve. Me nderime e me respekt Rexhep Leka.

    Përgjigju
  • Justice: 26/02/2024 00:19

    Giver to USA . Albania 51 American State

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë