Zana Xhuka prish konsensusin
për bordin drejtues të RTSH
Deputetët e opozitës në Komisionin e Medias dhe Arsimit kanë prishur konsensusin e arritur mbledhjen e shkuar për mënyrën e përzgjedhjes së 10 kandidateve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
TIRANE- Deputetët e opozitës në Komisionin e Medias dhe Arsimit kanë prishur konsensusin e arritur mbledhjen e shkuar për mënyrën e përzgjedhjes së 10 kandidateve të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Anëtarët e këtij komisioni janë përfshirë në debate të ashpra, që u zhvilluan me dyer të mbyllura, ku sipas burimeve brenda këtij komisioni tërheqja e tyre nga konsensusi ka qenë e papritur derisa deputeti i PD-së, Bedri Hoxha ka përmendur si antikushtetues lirimin nga posti të Zana Xhukës në krye të ILDKP-së.
Ndërkohë që, brenda mbledhjes nuk është diskutuar në lidhje me kandidatin e katërt, që duhet sipas ligjit për të filluar seleksionimin për kreun e Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas dorëheqjes së kandidatit Ylli Pata. Ndërkohë që deputeti i PS-së, Fatmir Toçi ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, kjo për arsye të transparencës me opinionin publik si dhe për ndërkombëtarët.
Pas mbledhjes, nënkryetari i Komisionit, Alfred Peza ka theksuar se, është prishur konsensusi për motive politike si dhe është manipuluar procesverbali i mbledhjes së shkuar. "Nuk është zbardhur i plotë procesverbali dhe ka zbardhje në vende të caktuara të bisedave, të cilat shtrembërojnë thelbin e vendimmarrjes në mbledhjen e fundit që ishte arritja e konsensusit. Ne kemi dyshime të arsyeshme, që procesverbali i mbledhjes së kaluar është manipuluar dhe ne do të kërkojmë hetimin e procesverbalit, qoftë nga brenda Parlamentit, po qe e arsyeshme, propozimi i një deputeti të mazhorancës ishte ta çonim dhe në Prokurori për ndjekje penale", tha Peza.
Deputeti Peza ka theksuar se arsyeja politike, që opozita u tërhoq dhe po pengon, është largimi i znj.Zana Xhuka. "Opozita u tërhoq nga ky qëndrim, për arsye të axhendës së tyre politike. Zoti Hoxha deklaroi në Komision se mbas shkarkimit të zonjës Zana Xhuka në seancën e fundit plenare të Parlamentit, opozita ka një tjetër axhendë politike, gjë që e detyronte të shkelmonte këtë konsensus, që ne kishim arritur në mbledhjen e fundit", tha Peza.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se “Ne kemi propozimin tonë, i cili nuk pranohet nga mazhoranca që kërkon të vendosë edhe njëherë tjetër me forcën e kartonit edhe procedurën, edhe zgjedhjen e personave për Këshillin Drejtues të RTSH-së, kur ligji e përcakton qartë që brenda marrëveshjes politike duhet të ketë konsensus politik për zgjedhjen e anëtarëve”.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.5%
-
Të gabuar
24.7%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17