“ZanIn”, surpriza që e prisnim të gjithë! Elhaida Dani zbulon albumin e saj të ri, në një mbrëmje plot emocione

Ajo u rikthye në Tiranë në verë me një qëllim të caktuar: Të sillte një projekt muzikor edhe për publikun shqiptar, pas suksesit që kishte korrur në Itali në “The Voice” apo me rolin e mrekullueshëm të Esmeraldës në mjuzikolin “Notre Dame De Paris”.

Mbrëmë, salla koncertore e Teatrit të Operas dhe Baletit shkëlqente nga cover-i i albumit “ZanIn”, që Elhaida Dani prezantoi për herë të parë mes miqsh e bashkëpunëtorësh, një punë e admirueshme për këngëtaren shqiptare, e cila diti si të surprizojë duke sjellë nga Italia edhe të madhin Riccardo Cocciante.

Ai ishte i ftuari special i Elhaidës, i cili që pas fitores së saj në "The Voice Of Italy", e ka ndjekur dhe e ka vlerësuar këngëtaren shqiptare për talentin e saj. “Elhaida mori pjesë në ‘The Voice of Italy’ dhe fitoi, edhe pse nuk ishte italiane. Sepse talenti është mbi gjithçka. Patjetër, italianët thanë: ‘Është shqiptare, nuk mund të fitojë’. Por zëri dhe shpirti i saj bënë që ajo të fitonte”, tha mes emocionesh kantautori italian.

Elhaida falenderoi bashkëpunëtorët e saj për realizimin e albumit. “ZanIn” është projekti im më i ri muzikor me 5 këngësh dhe 5 klipe të punuara me aq dashuri dhe me aq përkushtim nga bashkëpunëtorët më të mirë që mund të kisha. Ata janë Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi, të cilët janë bashkuar për herë të parë për të punuar në këtë projekt dhe për mua kanë bërë një mrekulli. Ajo që e ka kurorëzuar këtë projekt me disa video perla është Ajola Xoxa. Nuk mund t’i jepja një emër tjetër këtij projekti përveçse “ZanIn” sepse zëri më përfaqëson në çdo qelizë, në çdo pjesë të asaj që jam, në çdo vend, në çdo kohë ku unë kam udhëtuar. Sonte vendosa të ndaloja në Tiranë, aty ku gjithçka nisi”, tha Elhaida Dani.

E ftuar ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila u shpreh krenare për punën e Elhaidës, të cilën e cilësoi si një nga ambasadoret më të mira të Shqipërisë në botë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë