Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka publikuar sot listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës të ‘axurrëve’ për eliminatoret e Europianit, kundër Armenisë dhe Finlandës. Mbi të tjera binte në sy mungesa e dy futbollistëve, Moise Kean dhe Zaniolo-s, për të cilët Mancini tha se janë lënë jashtë për shkak të sjelles së tyre.
“Zaniolo dhe Kean? Do të më bënin të ndihesha rehat për sulmin. Nuk më pëlqen të lë jashtë për dënime, por iu bën mirë sepse janë të rinj dhe duhet të mësojnë për të ardhmen. E meritojnë të jenë të grumbulluar, por kur të kenë mësuar, do të jenë të pranishëm. Nuk dua të them tani se nëse humbim ndeshjen e humbëm se mungonte Zaniolo. Nuk bëhesh kampion se pse luan 5 ndeshje. Duam ekip me kualitet, por duhen cilësi edhe jashtë fushës,”-u shpreh Mancini.
Për arsye dëmtimi Mancini është detyruar të bëjë edhe disa ndryshime, pasi Bryan Cristante dhe Lorenzo Insigne nuk ia kanë dalë të jetë pjesë e kombëtares për këto dy ndeshje.