"Po ndjekim me shqetësim shenjat e një konflikti politik gjithnjë në rritje, ndërsa presim një proces zgjedhor konkurrues në një klimë jo shumë të lehtë”. është shprehur për ANSA sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zannier
Shqetësimi lidhur me këtë situatë të krijuar ka të bëjë edhe me sjelljet dhe zhvillimet që mund të minojnë stabilitetin në rajon.
“Ne shpresojmë të mos ketë përdorim të toneve të tepruara nacionaliste që mund të destabilizojnë rajonin”- vazhdoi i Zannier duke kujtuar se - " OSBE në Shqipëri ka investuar shumë dhe nuk është e gatshme të pranojë anullimin e këtij investimi."
Pak ditë më parë Zannier takoi kreun e PS-së Edi Rama në Vjenë.
(sg/shqiptarja.com)