Lushnjë - Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në çdo qytet të vendit. Kështu në Lushnjë një 37-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi në lagjen “Loni Dhamo” kishte zaptuar një sipërfaqe prej 500 m² për të marrë para nga personat që parkonin automjetet aty.
Konkretisht 37-vjeçari do të hetohet për veprat penale "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të pa regjistruar në organet tatimore, të pa pajisur me kasë fiskale" dhe "Fshehja e të ardhurave.
“Shfrytëzonte një sipërfaqe 500 m2 në lagjen "Loni Dhamo", si vendparkim automjetesh, pa e regjistruar në organet tatimore, procedohet penalisht 43 vjeçari.
Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, në çdo fushë që ato shfaqen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë konstatuan se nuk ishte deklaruar në organe tatimore, një aktivitet ekonomik (vendparkim automjetesh) në lagjen "Loni Dhamo".
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për administratorin e këtij aktiviteti, shtetasin E. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të pa regjistruar në organet tatimore, të pa pajisur me kasë fiskale" dhe "Fshehja e të ardhurave”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente







Po nuk kanë faj këta zaptues të hapsirave publike,sepse shohin korrupsionin në rangjet e larta të politikës dhe organet e policisë dhe tatimeve që bëjnë sikur nuk shohin duke marrë një dorë parash nga këta të tokës së xanum.Peshku është qelbur nga koka dhe organet e zbatimit të ligjit janë të korruptuara e diskredituara.Nuk e dim se ku e çon mushka këtë shoqëri ku çdo ditë bëhen vrasje…!!!!
Përgjigju