Zaptuan plazhin me çadra e shezlogë pa leje dhe kundërshtuan policinë, arrestohen 2 administratorë në Durrës (VIDEO)

DURRËS-Dy administratorë të një subjekti janë arrestuar në qytetin bregdetar pasi kundërshtuan policinë që u hoqi çadrat pa leje që kishin vendosur në plazh. Të arrestuarit janë F. N. 51 vjeç dhe K. N. 56 vjeç, banues në Shijak, ndërsa një tjetër A. M. 32 vjeç po hetohet në gjendje të lirë. Të arrestuarit sipas policisë kishin zaptuar hapësirën e plazhit në vijën bregdetare, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Ndërsa i riu me inicialet A. M. po hetohet në gjendje të lirë pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse, por nuk e kundërshtoi policinë duke i shpëtuar arrestimit ndryshe nga dy të parët, por të dy u gjobitën. Policia po vijon operacionin e kontrollit në zonat bregdetare kundër zaptimit të hapësirave në plazhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.

1592727451_durres1.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 21/06/2020 18:45

    Po kur vjen nje hunderr nga Fushkruja cdo vit dhe perballe pistes ne Teuta Durres vendos shesllone. Kapeni horrin se nuk paguan asnje takse, shtypjani koken se ben dhe garipin

    Përgjigju
  • Vicidoli: 21/06/2020 13:27

    Une u bana me prone.Mbrini ato e mos leni Edvin mafine tu zaptoj plazhet ai i don per vedi.

    Përgjigju
  • Shoku gentit: 21/06/2020 13:03

    Onpolicia shiheni pak zonen e currilave ne durres

    Përgjigju
  • Genti: 21/06/2020 12:06

    Po ca thua currila ne durres eshte komplet e zene ne menyre abuzive kane lene vetem cadrat dhe te marrin 3 deri 4 mij lek edhe pa kupon tatimor ca te bejme te zihemi se jemi dhe me familje policia inekzistente

    Përgjigju
  • Tosi: 21/06/2020 11:46

    Pse nuk i jepni emrat e plote ketyre te forteve nga shijaku qe zaptojne reren dhe fitojne miliona ne kurriz te zaptimit te plazhit. 10 deri 15 mije lek sheslloni kur qytetaret nuk kane mundesi te hane nje hamburger ne plazh. Bravo policia dhe hekrat ketyre horrave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja