Policia e Vlorës ka sekuestruar 550 çadra dhe shezlongë në zonën e Pemës së Thatë në Ksamil. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht Gj. I., 58 vjeçe (pronare subjekti) dhe K. I., 38 vjeç (administrator subjekti), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”;  A. I., 55 vjeç (administrator subjekti), për veprat penale  “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shtetasja Gj. I. dhe shtetasi K. I. kanë zënë sërish hapësirën publike, duke rivendosur pa lejen përkatëse shezlongë dhe çadra të tjera, në vendin e quajtur "Pema e Thatë”. 

Shtetasi A. I. kishte zënë hapësirën publike duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë, në vendin e quajtur "Ishujt". Gjithashtu, ky shtetas nuk e kishte regjistruar subjektin e tij, në organet tatimore. 

Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, nga këta shtetas. 

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.