Policia italiane ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar në Verona në Itali, pasi i është gjetur 10 kg kokainë në shtëpi. Jorlando Lamaj, ishte i vetëpunësuar dhe merrej me shitjen e makinave përmes internetit në krahinat e Venetos.
Sipas medieve italiane, në momentin ku është ndaluar nga policia, 37-vjeçarit i është gjetur një zarf me para dhe në të kishte 24 mijë euro. Lamaj u tha efektivëve se paratë i kishte fituar nga shitja e makinave, por policisë nuk iu duk i besueshëm ky justifikim.
Kështu karabinierët u zhvendosën në banesën e 37-vjeçarit dhe ushtruan kontroll. Gjatë kontrollit, policia gjeti lëndë narkotike të llojit kokainë të ndarë në pako gati për t’i nxjerrë në treg.