Irani "kurrë nuk do të fillojë një luftë", edhe nëse Shtetet e Bashkuara në të vërtetë janë "duke udhëhequr një luftë ekonomike kundër Iranit jo ushtarake por ekonomike, e cila ndikon kryesisht në popullatën civile".
Këto ishin fjalët e Ministrit të Jashtëm të Teheranit, Mohammad Javad Zarif, në një intervistë për CNN, gjatë vizitës së tij në Nju Jork, ku ishte për të marrë pjesë në një konferencë të OKB-së mbi zhvillimin e qëndrueshëm.
Megjithatë, hipoteza e një konflikti si rezultat i strategjisë së "presionit maksimal" dhe "terrorizmit ekonomik" të sanksioneve amerikane nuk mund të përjashtohet, sepse "nuk mund të injorohet mundësia e një katastrofe", shtoi Zarif, duke theksuar se "të gjithë duhet të punojmë për të shmangur luftën".
Në një intervistë tjetër me Bloomberg, Zarif i kërkoi SHBA të kthehen në tryezën e bisedimeve, duke sugjeruar që "ata e dinë se si ta bëjnë këtë", dhe përsëriti se Republika Islamike nuk ka ndërmend të zhvillojë bombën atomike.