Pinguinët kanë qenë gjithmonë në qendër të studimeve për sjelljet e tyre në koloni dhe lidhjet me partnerët.

Por, gjuha e tyre nuk ka mundur të zbërthehet kurrë.

Për herë të pare, disa studiues në Itali kanë marrë në studim 48 pinguinë afrikanë dhe kanë identifikuar 4 lloje tingujsh tek të rriturit dhe 2 tek të vegjlit.

Grupi prej 48 pinguinësh përbëhej nga 15 meshkuj, 17 femra, 8 të rinj dhe 8 të vegjël.

pinguine

U dol në konkluzionin që të gjithë pinguinët kanë katër vokale thelbësore.

Një është për zogjtë e izoluar.

Një thirrje sinjalizon situatat agresive.

Një thirrje është për të afruar gjatë sezonit të mbarështimit dhe një thirrje është e ndërsjellë e bëhet nga palë të tjera në foletë e tyre.

pingu

Ndërsa dy të tjera janë identifikuar nga të vegjlit, njëra që kërkon dhe tjetra që ankohet.

Sa i përket llojit të thirrjes, në përgjithësi ajo është e shkurtër dhe një tingull i vetëm.

Tingulli i tyre dallohet për strukturë të pastër harmonike, e mbajnë sqepin gjysëm të hapur dhe kokën e ngrenë sa më lart të jetë e mundur.

Thirja e cila bëhet për të tërhequr partnerin është më e gjata dhe e larta.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)