TIRANË - Komisioni i Medias seleksionoi 68 emra, të cilët kishin kandiduar për të qenë anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Kuvendit i kalohen për miratim të enjten 10 emra për 10 vende anëtarësh dhe dy kandidatë për postin e kryetarit të Këshillit Drejtues.
Kështu, zëvendësuesi i Leka Bungos, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, të cilët janë 2 kandidatët përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.
Ndërkohë opozita përzgjodhi mes aplikantëve 5 emra, shumica e të cilëve, pjesë e botës së artit dhe kinematografisë. Emrat e mbështetur nga pakica parlamentare janë: Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu dhe Robert Budina.
Gjithashtu, 5 emrat e tjerë u propozuan nga mazhoranca, dhe ata janë : Eno Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe aktorja Zamira Kita.
Këshilli Drejtues i RTSH-së me 11 anëtarë dhe kryetarin e tij u shkarkua nga Parlamenti pas shkeljeve të gjetura në procesin e konkurrimit për drejtor të RTSH-së. Do të jetë Këshilli i ri drejtues që do të përfundojë procesin e zgjedhjes së drejtorit të pergjithshëm të Televizionit Publik.
Kalojnë për Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së
Petrit Beci
Rajmonda Bulku
Osman Mula
Bujar Kapexhiu
Robert Budina
Enio Civici
Alket Braho
Lorenc Vangjeli
Pano Xhixho
Zamira Kita
Kandidatët për Kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së
Fatjon Hoxhalli
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67.2%
-
PD
12.2%
-
Partitë e vogla
20.6%
Vota total: 475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku: Qeveria po mbyll sesionin parlamentar me ligje të porositura, Transparency International e ka cilësuar si qeveri të kapur
11 Mars, 10:50
-
Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Negociata me 5 kompani ndërkombëtare për prodhim armësh
10 Mars, 22:30
-
Komisioni i Medias dëgjesë me kandidatët për Këshill Drejtues në RTSH! Prezantojnë platformat
10 Mars, 16:54
-
Berisha e Mediu në Kuvend bëjnë politikë me vdekjen e Andis Harasanit, kryetari i PD-së: E përzutë! I përgjigjet Spiropali e Balla: Bufi e korbi s’janë larg mes tyre
10 Mars, 09:10
-
Mbyllet afati për kandidaturat e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Report Tv zbardh listën me 68 EMRA! Figura të njohura të kinemasë, artit dhe medias, luftohet për 11 vende
8 Mars, 19:09
-
Kuvendi i shkarkoi/ Report Tv siguron listën me 55 kandidatë për Këshillin Drejtues të RTSH
4 Mars, 12:29
-
Drejtësia/ Sula në 'Frontline': Të godasë majtas dhe djathtas! Krashi: Këtu bëhen gjyqe popullore
27 Shkurt, 22:35
-
Çfarë nuk u pa nga seanca/ Pikëtakimi i së enjtes: Në foltore me ‘këmbë e duar’, në karrige ‘përqafuar’ (FOTOT)
27 Shkurt, 12:50
-
Dorian Matlija: Ku gabon kryeministri me rastin Gëllçi
26 Shkurt, 20:04
-
Strasburgu i dha të drejtë, Rama lexon vendimin për Gëllçin: Nuk kishte prova që mund të arratisej! Drejtësia të jetë e pavarur, jo të marrë njerëz nga rruga e t’i paraburgosë
26 Shkurt, 09:56
-
Lutfi Dervishi: Lista e turpit, nga SPAK në Gjykatën Kushtetuese
25 Shkurt, 15:48
-
Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fiton në Strasburg! Gjykata Europiane: SPAK e mbajti në paraburgim pa prova të mjaftueshme, s'u shqyrtuan masa më të lehta sigurie
25 Shkurt, 12:12