Nga Rama te Ahmetaj e Gjiknuri, zbulohen kur do të thirren dëshmitarët në Komisonin Hetimor për inceneratorët! Tabaku: Lefter Kokës do ia nisim letrën në burg

TIRANË- Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për inceneratorët nga datat 21-23 shkurt.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit, ku me dakordësinë e të gjitha palëve, u miratua edhe plani i Hetimit që nis nesër, 8 shkurt dhe përfundon në datën 25 shkurt, kur dhe do të dalin edhe konfuzionet përfundimtare.

Dëshmitarët janë ndarë në 2 grupe, pjesa teknike dhe kryebashkiakët dhe pjesa tjetër persona që kanë pasur fuqi vendimmarrëse.

"Plani i Hetimit, fillon nesër dhe përfundon 25 shkurt. Nesër Komisioni do të bëjë një seancë për të bërë të gjithë prezantimin e dosjes së Fierit dhe pas seancës anëtarët që kanë dëshirë mund të shkojnë në inceneratorin e Fierit. Në datë 9 shkurt, të mërkurën do të bëhet prezantimi i dosjes së Elbasanit, pas mbledhjes do të biem dakord për orën që të bëhet një vizitë, në datë 11 shkurt do të bëjmë një mbledhje për inceneratorin e Tiranës ku do prezantohet dosja dhe do bëhet vizita. Thirrja e Dëshmitarëve do të bëhet në datën 14 shkurt deri në 18 shkurt, do të thërrasim 2 grupe dëshmitarësh. Ndërkohë në 22-23 shkurt do të kemi përsëri thirrje të dëshmitarëve dhe konkluzionet do i nxjerrim konkluzionet. Dëshmitarët që do të thërriten javën e fundit nga 21-23 janë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, 14-18 shkurt do të thërritet Shkëlqim Cani, Alqi Bllako, Edison konomi, Erion Veliaj, Emirjana Sako, Mirel Mërtiri, Arjona Kodra, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Qazim Sejdini, Bukurosh Stafa, Armando Subashi. Janë në 2 grupe, një pjesë e madhe kryetar Bashkie dhe pjesa teknike 14-18 shkurt, ndërkohë që pjesa tjetër janë pjesa vendimmarrëse politike, kryeministri, Ministra aktual dhe ish ministrash", tha Tabaku.

Pjesë e listës për t'u thirrur për të dësdhmuar është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, aktualisht në burg, apo edhe Stela Gugallja, Mirel Mërtiri si edhe Klodian Zoto që janë në kërkim. Jorida Tabaku, si kryetarja e këtij Komisioni Hetimor, ka sqaruar edhe procedurën si do të vijohet me ta.

"Lefter Koka është përpara drejtësisë, ne do e dërgojmë shkresën, kemi 3 persona që janë në kërkim, që nuk dimë se ku do i dërgojmë shkresat, do ua çojmë administratorëve", tha Tabaku.

Ajo ka vënë në dukje mungesën e një përgjigjeje nga ana e institucioneve, ose më saktë, një përgjigje pa përgjigje, ka thënë Tabaku, dhe në këtë rast ajo i ka paralajmëruar se nëse nuk do të reagojnë do i padisë penalisht.

"Institucionet kanë sjellë një përgjigje pa përgjigje, përgjigje ka pasur "këtë informacion ju nuk mund ta kenë. (...)Rrugën e butë e kam përfunduar, do të nis paditë penale javën e ardhshme", tha Tabaku.

Lista e dëshmitarëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Komisoni Hetimor i Inceneratorëve, Tabaku: Institucionet kanë kthyer përgjigje pa përgjigje! Nëse nuk reagojnë, do i padis javën e ardhshme

 

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, njëkohësisht nënkruetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka bërë me dije se një sërë institucionesh nuk kanë sjellë informacionet, ose kanë dhënë një përgjigje pa përgjigje, duke bërë me dije se nëse nuk i sjellin këto javë, do i padisë javën e ardhshme.

"Rrugën e butë e kam përfunduar, do të nis paditë penale javën e ardhshme. Qajzim Sejdini ka nisur procedurën e inceneratorët, kemi disa njerëz të përfshirë dhe SPAK ka akoma punë për t'i shkuar në fund kësaj nuk është vetëm Lefter Koka, ndërkohë për Fierin dhe Tiranën, nuk ka filluar SPAK akoma. Inceneratori i Tiranës, është pak më korrekt se 2 të parët, por ka një korrupsion galopanT financiar, ka përgjegjësi ministri i financave dhe kryetari i Bashkisë",tha Tabaku.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki