Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar, pronari i berberhanes, Sokol Daci. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 dhe sipas burimeve janë përdorur dy armë zjarri, ndërsa nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një person tjetër, Merando Nikulaj, i cili e ka djalë xhaxhai Ardian Nikulajn dhe mendohet të ketë qenë shënjestra e sulmit me armë.
Nikulaj gjendej brenda berberhanes dhe në atë moment ishte duke u qethur. Pas ngjarjes, është larguar dhe nuk është paraqitur në spital, ndërsa policia po ushtron kontrolle në spitale dhe klinika private, ku dyshohet se ai mund të ketë shkuar për mjekim.
3 vite më parë, biznesmeni Ardian Nikulaj mbeti i vrarë në lokalin e tij në Shëngjin.
Ndërkohë, nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme rezulton se autorët kanë qenë 7 persona. Ata kanë ardhur me dy automjete, njëri prej tyre tip “Audi”. 2 prej autorëve kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të berberhanes, brenda së cilës ndodheshin katër persona.
Nga veprimet e kryera rezulton se në momentin e atentatit ka qenë rastësisht edhe një efektiv policie, i cili ka deklaruar se ka qëlluar për të neutralizuar autoret, por pa arritur t’i identifikojë ata. Nga të shtënat, 4 plumba kanë prekur dhe dy biznese të tjera përballë berberhanes, por fatmirësisht personat që ndodheshin brenda kanë shpetuar mrekullisht.
Për zbardhjen e ngjarjes, policia po kryen një sërë veprimesh hetimore, ku janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona. Po ashtu, po analizohen kamerat e banesave dhe bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet e automjetit të autorëve para dhe pas ngjarjes, teksa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 40 gëzhoja automatiku dhe pistoletë.
30-vjeçari Sokol Daci vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në shërbimin e reanimacionit, i intubuar. Parametrat jetësorë janë stabël. Sipas burimeve brenda spitalit, 30-vjeçari dyshohet se ka marrë 5 plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Të njëjtat burime thonë për Report Tv, se ka 2 plumba në shpatull (kraharor), 2 në bark dhe 1 në këmbë. Ai ushtronte profesionin e berberit prej vitesh dhe nuk njihej si person problematik apo me precedentë të mëparshëm penalë.
Ngjarja rikthen në vëmendje historinë e hakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.
Si nisi saga e hasmërisë mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulajt, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Vëllai i Ardian Nikulajt bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.
Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia.
Ka qenë kjo histori që ka sjellë disa vrasje mes dy fiseve, ku vrasja e Ardian Nikulajt në 19 prill të 2023 u pasua me vrasjen e Nikolin Lekstakajt, tre muaj më pas, më 19 korrik. Për Nikulajn u zbulua se vrasja u realizua nga të huajt për 1.7 milionë paund, shumë e ofruar edhe për kokën e vëllait të tij.
Pas gati 7 muajsh nga vrasja e Ardian Nikulajt, u ekzekutua edhe i afërmi i tij, Entjan Nikulaj.

Sipas informacioneve të reja nga atentati i së dielës në fshatin Rrilë në Lezhë, shënjestra dyshohet të ketë qenë djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, Merando Nikulaj. Ai dyshohet të ketë marrë një plagë në këmbë gjatë momentit që po qethej.
Autorët kanë lëvizur me dy automjete. Nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se kanë qenë 7 persona dhe dy prej tyre kanë dalë dhe qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Nga atentati, mbeti i plagosur edhe pronari i berberhanes që gjithashtu edhe operonte aty, 30-vjeçari Sokol Daci. Ai vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në shërbimin e reanimacionit, i intubuar. Parametrat jetësorë janë stabël. Daci dyshohet se ka marrë 5 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, thonë burime për Report TV, sipas të cilave, 2 janë në shpatull, 2 në bark dhe 1 në këmbë.

Oficeri i Policisë, i cili ndodhej brenda në berberhanen që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ka dëshmuar në polici. Ai ka thënë se ndodhej aty rastësisht dhe se kur ka ndodhur sulmi, ka qëlluar me armë zjarri me qëllim për të neutralizuar autorët.
Ekspertët e policisë janë rikthyer sërish paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë biznesit ku ndodhi atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Ekspertët po marrin gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, të cilëve do t’iu bëhet ADN për të parë nëse kemi të bëjmë me një person tjetër të plagosur dhe identitetin e tij. Ndërkohë, nga të shtënat, 4 plumba kanë prekur dhe dy biznese të tjera përballë berberhanes, por fatmirësisht personat që ndodheshen brenda kanë shpëtuar mrekullisht.
Komente











Nje nga nje po ikin keta te plaes tjeter, kush do i gezoje ato hotele e pallate ne Shengjin? U ka pase hyre vetja ne qejf
PërgjigjuJane ngatrru edhe me Nokajt vjet keta fmijcat e Nikulajve. Lekstakajt tash dun vec Benin
Përgjigju