Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar, pronari i berberhanes, Sokol Daci. Bashkë me të dyshohet të jetë plagosur edhe anëtari i fisit Nikulaj, i cili për momentin duket të ketë qenë shënjestra e sulmit.  Ai gjendej brenda berberhanes, bashkë me një polic dhe persona të tjerë.

3 vite më parë, biznesmeni Ardian Nikulaj mbeti i vrarë në lokalin e tij në Shëngjin.

Sipas të dhënave, autorët, të cilët mendohet të kenë qenë 3 persona, kanë ardhur me një automjet tip Audi dhe njëri prej tyre ka zbritur dhe qëlluar me breshëri automatiku.

Mendohet se personat që ndodheshin në berberhane janë kundërpërgjigjur gjithashtu me armë.

Policia po ushtron kontrolle në klinika dhe spitale private, pasi dyshohet të jetë plagosur dhe edhe shënjestra e atentatit, i cili mendohet të ketë qenë anëtari i fisit Nikulaj.

30-vjeçari Sokol Daci u dërgua në Spitalin e Traumës, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Sokol Daci nuk rezulton të ketë precedentë penalë apo të jetë një person problematik në zonë. Ai njihej gjithashtu edhe si berber Coli.

Policia po ushtron kontrolle në klinika dhe spitale private për të plagosurin tjetër, anëtarin e fisit Nikulaj.

Ngjarja rikthen në vëmendje historinë e hakmarrjes Nikulaj dhe Lekstakaj.

Si nisi saga e hasmërisë mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj

Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulajt, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Vëllai i Ardian Nikulajt bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. 

Ka qenë kjo histori që ka sjellë disa vrasje mes dy fiseve, ku vrasja e Ardian Nikulajt në 19 prill të 2023 u pasua me vrasjen e Nikolin Lekstakajt, tre muaj më pas, më 19 korrik. Për Nikulajn u zbulua se vrasja u realizua nga të huajt për 1.7 milionë paund, shumë e ofruar edhe për kokën e vëllait të tij.

Pas gati 7 muajsh nga vrasja e Ardian Nikulajt, u ekzekutua edhe i afërmi i tij, Entjan Nikulaj.