Zbardhen detaje të grabitjes së
3.2 milion $ në Kashar-Rinas

Zbardhen detaje të grabitjes së<br />3.2 milion $ në Kashar-Rinas
Hetimet e prokurorisë në lidhje me grabitjen e 3.2 milion dollarë në aksin Kashar-Rinas kanë zbuluar se kompania private “Jaguar Security” jo vetëm që ka shkelur ligjin në lidhje me shoqërimin e vlerave monetare por nuk ka patur fare sallë operative për të ndjekur në kohë reale lëvizjen e parave.
 
Një tjetër shkelje e rëndë sipas hetimeve është ajo e thesit të mbushur me letra dhe me sistemin GPS, i cili duhej të ishte vendosur brenda kasafortës por është mbajtur tek këmbët e policëve duke shkelur rregulloren.

Prokuroria: Policët privat fikën kamerat, kompania pa sallë operative
 
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e prokurorisë ku rezulton nga hetimet se shkeljet e kryera nga kjo kompani nga fikja e kamerave deri tek mungesa e sallës operative i kanë krijuar lehtësi grabitësve që në 3 minuta të marrin tetë thasët me para.

Siç dhe shihni në këtë faksimile të dosjes hetimore prokuroria sqaron se “Nga sa më sipër del se është bërë shkelje nga ana e të pandehurve ku çanta me GPS me para nuk është futur midis parave të tjera me qëllim për të zbuluar autoret e veprës penale.

Kjo çantë është mbajtur veç tek këmbët dhe nuk është vënë në punë. Ky veprim është kryer me dashje. Nuk është lidhur me sallën operative në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Lidhja me sallën operative është e nevojshme në rastin konkret për të zbuluar autorët e veprës penale. Rezulton qe kompania “Jaguar” nuk ka fare salle operative”.

Një ditë më parë prokuroria kërkoi nga gjykata që për këto shkelje të dënohet me dy vite burg drejtuesi teknik i “Jaguar Security” Fatmir Gapi ndërsa 5 efektivët punonjës shërbimi të lihen me masën detyrim paraqitje.
 
Ndalur tek kamerat e sigurisë së blindave transportues akuza sqaron se ato janë fikur me qëllim “Janë fikuar pa asnjë shkak kamerat e sigurisë se makinave te blinduara. Kjo do të thotë se me dashje të gjithë personat që kanë qenë në makine kanë ulur kushtet e sigurisë së lëvizjes së parave si dhe janë bërë pengese për zbardhjen e mekanizimit të ngjarjes. Pas ngjarjes ka rezultuar se kamerat e të dy makinave nuk kanë qenë në punë”.

Por çfarë përmbanin 8 thasët me para të grabitura më 9 shkurt?

Ngarkesa për të cilën banka e nivelit të dytë kish porositur transportin me e-mail drejt Zvicrës kishte Shumën 2 (dy) milion e 400 (katërqind) mijë Euro, 200 (dyqind) mijë dollarë Amerikanë, 80 (tetëdhjetë) mije franga Zvicerane, rreth 280 (dyqind e tetëdhjetë) mijë Paund, një sasi dollarësh kanadezë dhe australianë, e përllogaritur në një shumë totale prej 3.2 milion dollar amerikanë.
 
Për grupin e grabitësve po kryhen hetime nga krimet e rënda ndërsa në kërkim janë ende Admir Murataj dhe Klement Cala të konsideruar si kryesorët e bandës që në dy vite arriti të marrë 7 milion euro në aksin Kashar-Rinas. 

prokuroria

prokuroria

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?