Zbardhen disa nga emrat e drejtuesve të policisë në qarqe! Vilson Bala pritet të drejtojë DVP e Tiranës, ja kush do emërohet në Elbasan, Vlorë e Shkodër

Zbardhen disa nga emrat e drejtuesve të policisë në qarqe! Vilson Bala pritet të drejtojë DVP e Tiranës, ja kush do emërohet në Elbasan, Vlorë e Shkodër

Policia e shtetit

Zbardhen disa prej emrave të rinj që pritet të emërohen drejtues të disa prej drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit, pas përfundimit të pikëzimit. Burime bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet që Vilson Bala, aktualisht drejtor i Operacionales, të marrë drejtimin e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, emra që pritet të konfirmohen zyrtarisht janë Elidon Çela, ish-drejtues i AMP-së së Tiranës, të marrë detyrën në Berat, rikthehet Fatmir Lleshaj në Durrës, zv.drejtori i Tiranës, Luigj Vathi pritet të emërohet në Lezhë.

Elton Alushi, nga zv.drejtor pritet të marrë besimin për drejtimin e Vlorës. Ish-kandidati për drejtor të përgjithshëm, Altin Mena, pritet të emërohet në Elbasan. Në Shkodër burimet thonë se emërim do të marr Gentian Berberi.

Vilson Bala - DVP Tiranë
Elidon Çela - DVP Berat
Luigj Vathi - DVP Lezhë
Elton Alushi - DVP Vlorë
Altin Mena - DVP Elbasan
Fatmir Lleshaj - DVP Durrës
Gentian Berberi - DVP Shkodër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
Pritet të drejtojë DVP e Tiranës, Blushi sulmon Vilson Balën: Drejtoi operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Metës

1731161115_tediblushi.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka hedhur akuza ndaj drejtorit të Operacionales Vilson Bala, se ky i fundit sipas tij ka qenë në krye të aksionit për arrestimin e Ilir Metës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se Bala do të shpërblehet me detyrë të re, pasi në ditët në vijim pritet që të marrë drejtimin e Policisë së Tiranës.

‘Ky është Vilson Bala. Nga Shtoi i Shkodrës. Më 21 tetor 2024 drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!

Madje e ka renditur të parin në listë! Vilson Bala do të kallzohet penalisht. Siç u kishim premtuar shqiptarëve, zbardhja me emra dhe fytyrë e të gjithë bandës së terroristëve të maskuar vijon!", shkruan ai. 

Ora 15:47
Drejtuesit e rinj të policisë, Berisha: Po i zgjedhin bandat! SPAK gjoba kriminelëve për t’u lehtësuar veprat

1731159825_Sequence11.00492700.Still010.jpg

Sali Berisha përforcoi akuzat në drejtim të institucioneve të drejtësisë dhe policisë përgjatë konferencës online me gazetarët nga izolimi.

Ai akuzoi  se drejtuesit e rinj të policisë i kanë zgjedhur bandat kriminale, ndërsa tha se prokurorët e SPAK po tregtojnë dosjet me kriminelët, duke u vendosur gjoba për të ndryshuar provat dhe lehtësuar veprat penale.

"Së pari më lejoni të informoj shqiptarët se deklarata ime për organizatë kriminale bazohet në dokumente zyrtare, të cilat dëshmojnë se prokurorët dhe anëtarët e BKH-së, të Spakut të partisë tregtojnë ditë e natë me dosjet e krimit, me autorët e krimeve. U vendosin gjoba të mëdha për të ndryshuar provat dhe lehtësuar veprën penale.

Pra, unë nuk mund të lëshoj kurrë një akuzë që nuk qëndron, por unë me dokumente të tilla para, nuk mund të hesht kurrë. Aty kemi të bëjmë me një organizatë të marrë peng nga Edi Rama, të lidhur në krim njëri me tjetrin. Po e përsëris edhe njëherë, kur Altin Dumani i kërkoi gjobëvënësit- atë dokument që e ka ai, e kam edhe unë- i kërkoi gjobëvënësit llogari se çfarë është kjo, gjobëvënësi ia ktheu, na shpjego pak zotëri, në 19 pyetje të Imer Lalës, të denoncuar nga Luftar Reçi për vrasje, si nuk pati asnjë pyetje për vrasje zotrote dhe si doli i ekzoneruar Lala nga vrasja?

Pra, më thoni ju mua, a nuk janë këta bashkëpunëtorë në krime? A nuk është bashkëpunëtor në krim Vath Staka, anëtar i KLP-së, i cili me urdhër të Taulant Ballës, me dokumente të vërtetuara, shkon dhe liron dy terroristë që donin të hidhnin në erë Lulzim Kullën, që unë nuk e njoh dhe nuk di se çfarë është? Dhe që Altin Lala apo Altin Dumani e ka të qartë siç e kam punë, por nuk guxon dhe hesht si kriminel, si tinëzar.

A nuk është kriminel Taulant Balla, i cili me urdhër të Çelëve urdhëron Vath Stakën për t’i liruar ata? Këta janë organizatë kriminale. Unë nuk them se secili prej tyre është, por këta janë drejtuesit. Kur Taulant Balla del në regjistrime se akuzohet për porositës vrasjesh dhe prokurori dhe gjykatësi urdhërojnë shkatërrimin e regjistrimit se nuk e dimë cili Taulant është, a nuk është kjo vepër kriminale?

Taulant Balla u thotë, vendosni revolen në oborrin e Manahasëve dhe del Nuredini, nuk e ka dhënë Taulanti atë porosi. Pra, çfarë janë këto? Njerëzit kanë të drejtë se shohin prokurorë specialë, prokurori speciale, të vetëkuptuar për të luftuar krimin, por e vërteta është se këta janë bashkëpunëtorë në krim. A e dini se çfarë po ndodh këto ditë? Kush po i përzgjedh drejtorët e policisë? Drejtorët e policive po i zgjedh klani i Troplinit dhe i Bajrëve.

Klani i Troplinit ka emëruar Neritan Nallbatin, Neritan Xibrakën, ish-bashkëpunëtorin e Hakmarrjes për Drejtësi, të nxjerrë nga Igli Toska nga policia e shtetit për bashkëpunëtor me këtë organizatë, për nxjerrje të sekretit te kjo organizatë. A e dini ju se Ervin Toplini, ka përzgjedhur pasi mori Ilir Prodën e krimit, përfaqësuesin e bandave të Elbasanit drejtor policie, tani zgjedh Nallbatin me zgjedhë drejtorët e policisë.

A nuk janë këta organizatë kriminale? Këta janë edhe më të ligj se ata që rrinë në ilegalitet. Shumë më të ligj, se këta kanë pushtuar zyrat e shtetit, përdorin paratë e shtetit, janë kryekëput në shërbim të tyre. Cila drejtësi, më thoni ju mua?

Kush e bëri drejtësinë? E bëri Xhorxh Sorosi. Janë me dokumente këto. Nuk është një shpikje e imja. Ai e shkatërroi drejtësinë me ambasadorë të korruptuar, me lotimin e tyre të korruptuar, natyrisht me Edi Ramën, pa Edi Ramën nuk bëhej kurrë ajo.

Nuk ka nevojë të flas unë, drejtësia flet vetë për veten e vet. Po Olsi Çela në sa dosje e ka emrin? Çfarë është Olsi Çela? Është prokuror i përgjithshëm, por është prokuror i dosjes së Xibrakë, dosjes së Olsi Ramës, ndaj u shpërblye. Ndaj Olsi Çela mbron Irenën me 5 mbiemra, bashkë me Altin Dumanin e mbrojnë kriminelen që fsheh krimin.

A nuk janë këta organizatë kriminale? Nëse unë e kam gabim çdo njeri mund të thotë.Ky është produkt i antireformës që u krye në Shqipëri mbi baza korrupsioni që kishte një qëllim, të konsolidonte narkoshtetin dhe të zhdukte opozitën. Ky ishte qëllimi", tha Berisha. 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës