Zbardhen përgjimet e Fatimes së 
ISIS:Merr makinë po dole në front

Zbardhen përgjimet e Fatimes së <br />ISIS:Merr makinë po dole në front
ITALI - Mediat italiane kanë publikuar sot disa biseda të përgjuara nga shërbimet sekrete, falë të cilave është zbuluar aktiviteti i celulës terroriste italo-shqiptare, koduar nga policia italiane si operacioni “Martesa”.

Në një nga bisedat ajo i thotë babit të saj se nëse do të dilte në front atëherë do të merrte edhe një makinë në formë shpërblimi.

Babai i Maria Giulia Sergio kërkon të dijë nëse në Siri mund të blej një makinë e të ketë një patentë. Maria apo Fatima i përgjigjet “se këtu në Siri nuk duhet patentë, Saidi, (Aldo Kobuzi) ka marrë patentë si muhaxhedin, si luftëtarë i Allahut. Do t’i jap ai makinës, mos u shqetëso baba për asgjë, Saidi (Aldo Kobuzi) në Shqipëri nuk kishte patentë por dy muaj praktikë këtu në Siri e mori gjithcka. Babi nëse shkon dhe ti në front me Saidin (Aldo Kobuzi) të japin makinë dhe kallashnikov.”

Ndërsa në muajin janar të 2015 pak ditë pas atentatit terrorist në selinë e revistës Charlie Hedbo në Francë, Maria Giulia Sergio ndërsa flet me familjen e saj shprehet e kënaqur aktin e dhunshëm e për vdekjen e karikaturistëve e gazetarëve; “Faleminderit Allahut për vdekjen e atyre që talleshin me Profetin tonë të Madh”, thotë ajo.

Shqiptari Aldo Kobuzi, shkruhet në dosje, i vetëquajtur Said, është përgatitur si luftëtarë i shtetit islamik në një kamp ushtarak në Irak, më pas është transferuar në Siri ku ka marrë pjesë në disa aksione të dhunshme me rolin e një muhaxhedini të vërtetë. Arsyeja e martesës mes Aldo Kobuzit e Maria Giulia Sergio ka qënë pikërisht mundësia për të lejuar italianen e konvertuar në islam, për të hyrë në territorin e shtetit islamik.

Përgjimet telefonike nisin qysh në tetorin e 2014 e marrin fund më 8 qershor 2015. Mes tyre janë dhe bisedat e Donika Cokut me familjarët e saj në Shqipëri. Të gjitha këto përgjime së bashku me aktivitetin e çdo njërit prej anëtarëve të celulës janë pjesë e dosjes prej 42 faqe përgatitur nga hetuesi i prokurorisë së Milanos Ambroxhio Moccia.

Biseda e Marias me motrën
“Ka marrë fund koha kur myslimani mund të qëndrojë në tokën e të pafeve. Ajo ishte koha e injorancës, tani kemi Kalifatin”
 
“Unë të flas në emër të Shtetit Islamik, lavdi Allahut, Abu Bakr Al-Baghdadi na thërret këtu për alla hijra (për marshim), thërret gjithë botën për marshim, thërret gjithë burrat për Xhihad për kauzën e Zotit, sepse ne duhet të shkatërrojmë mosbesimtarët”
 
“Qëllova një herë me kallashnikov kundër një peme dhe pastaj kam gjuajtur edhe me pistoletë”
 
“Muxhahedinët janë të bukur, të fortë, inteligjentë, një mrekulli. Po bëjnë luftën e shenjtë dhe do të nisen drejt Allahut”
 
Biseda e Marias me babanë e saj
“Baba, Islami të thërret. Ti je komanduesi në shtëpi: Merr mamanë për flokësh dhe sille në Siri. Ti je burri i saj, ajo e ka për detyrë të të bindet”
 
Masakra në revistën “Charlie Hedbo”
“Diçka e shkëlqyer për besimtarët!!! Allahu është i madh. Dy nga muxhahedinët kanë vrarë në Francë karikaturistët që ofenduan Profetin e Islamit. I lutemi Allahut që t’i shpëtojë nga duart e tyre”
 
Biseda e Ahmed Abu Alharith (personi kyç i ISIS në Turqi) me familjarët Sergio dhe Çoku
 “Mos merrni me vete pajisje elektronike dhe as telefona inteligjentë, se diktoheni nga shërbimet sekrete. Secili prej jush duhet të ketë vetëm nga një valixhe me vete”


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi