Ardian Corri, Ylli Didani dhe Donald Shena janë tre personat që një ditë më parë Policia e Shtetit me vendim gjykatë pas një hetimi pasuror ju sekuestroi rreth 660 mijë dollarë.

Donald Shena, sipas të dhënave në qendrën kombëtare të regjistrit të bizneseve, rezulton aksioner në American Capital Group një kompani, e cila kishte projektuar ndërtimin e aeroportit të Sarandës.

Ndërkohë, Shena vetëm pak muaj më parë ka arritur të bëhet dhe aksioner me 14 % i klubit të futbollit Elbasani, ku aksionere kryesore është bashkia e këtij qyteti.

Ylli Didani, shqiptaro-amerikani me precedent penal
Ndërkohë 460 mijë dollarë i përkasin shqiptaro amerikanit Ylli Didani, i cili rezulton person me precedent penal i arrestuar nga Policia e Tiranës 2 vite më parë.

Ardian Corri, trafikant i qenieve njerëzore
Pjesa tjetër e pasurisë i përket Ardian Corri i dënuar nga krimet e rënda si trafikant qëniesh njerëzore me gomone nga Shqipëria drejt Italisë.

Në 27 Janar 2009, Corri është dënuar nga krimet me 4 vite e 8 muaj burg, si dhe 4 milionë lekë gjobë si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të qënieve njerzore përbërë nga 11 persona.

Këto sekuestro u vendosën disa ditë më parë nga gjykata për t'u ekzekutuar mesditën e të enjtes nga Policia e Tiranës. Aktualisht paratë janë ngrirë në banka dhe pritet që t'i nënshtrohen hetimit gjyqësorë, ku tre shtetasit Corri, Didani dhe Shena duhet të paraqesin dokumente justifikues për mënyrën e krijimit të këtij kapitali.

Operacioni për sekuestrimin e pasurive, që dyshohet se janë vendosur mbi veprimtari kriminale, vijon prej disa javësh në të gjithë vendin, ku një ditë më parë drejtori Haki Çako ishte vetë i pranishëm në Elbasan. Ndërkohë, ditën e sotme aksioni i policisë është zhvendosur në qytetin e Vlorës.

Report Tv ka zbuluar bizneset e shtetasit Donald Shena.
American Capital Group
Blu Eye Water
Manchester Group
Vlore Internatonial Resort
Saranda Internatonial Airport
American University in Albania
American Global Capital nd-Investment World Wide
3 DS & AF Entertainment

faksimile
faksimile
(Faksimile e kalimit të aksioneve të FK Elbasanit te Manchester Group)