Shkak i zjarrit që ra në katin -1 të Urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit, i cili detyroi autoritetet të transportojnë në spitale të tjera pacientët dhe evakuojnë personalin shëndetësor, u bë një keqfunksionim i baterive. Report Tv zbardh akt-ekspertizën që tashmë ka përfunduar, rezultati i të cilës e konsideron aksidental.
‘Ngjarja në fjalë është aksidentale, dhe zjarri në katin e dytë në dhomën teknike të godinës ka rënë si pasojë e një keq funksionimi të pajisjeve bateri (U.P.S-ve) nga ku rezulton se është edhe vatra e zjarrit.’- thuhet në akt-ekspertizë.
Në katin -1 të godinës ndodhen serverat e spitalit, ngjitur me të cilët janë edhe bateritë. Ishin forcat zjarrfikëse të Tiranës, të cilat vunë në kontroll flakët, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar. Pas ngjarjes, përmes një deklarate për mediat, drejtoresha e QSUT, Albana Fico siguroi familjarët e pacientëve se asnjë prej tyre nuk pësoi përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
18 ditë pas ngjarjes, puna ka nisur pjesërisht. Prej fundjavës së kaluar ky shërbim ka filluar të presë rastet urgjente të kirurgjisë abdominale dhe urgjencat nga aksidentet cerebrale apo strokut, ndërsa urgjenca e sëmundjeve të brendshme nuk është kthyer në normalitetin. Spitali i Traumës dhe ish-Sanatoriumi janë vënë në shërbim të urgjencës për trajtimin e pacienteve që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Në rastet kur pacientët shkojnë me mjetet private ne spital, janë mjekët e urgjencës ata që bëjnë ndarjen e rasteve sipas shërbimit që ofron urgjenca dhe spitalet ndihmëse.
M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5959
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor, 13:43
-
A e mjekoi Berishën mjeku psikiatër Ulvi Vehbiu? Ish-punonjësi: Sa herë kishin probleme me të i thoshin, profesor merru me Salën
12 Dhjetor, 11:41
-
Zjarri përfshin një banesë në Korçë, shkak dyshohet shkëndija elektrike, flasin banorët: U frikësuam se u bë gjithë tym, një grua përfundoi në spital, u asfiksua nga tymi
11 Dhjetor, 19:21
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor, 21:04
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor, 15:30
-
Rrjedh bombola e gazit, shkrumbohet dyqani në Vlorë
4 Dhjetor, 13:29
-
Pukë/ Punëtori i vë aksidentalisht flakën servisit duke salduar! Digjet automjeti, plagoset edhe vetë
2 Dhjetor, 19:51
-
Kurbin/ Zjarri në fabrikën e këpucëve në Shullaz, shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike
30 Nëntor, 11:34
-
Lezhë/ Zjarr në fabrikën e këpucëve në Kurbin, vihet nën kontroll pas 4 orësh, digjet magazina e vajrave (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë (VIDEO)
25 Nëntor, 20:35
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor, 19:15
Oh te keqen e ekspertit. Eshte keq manaxhimi i baterive dhe jo keqfunksionimi i baterive. Ja vuri fajin baterive ky. Hajde te fusim ne burg baterite tani, por problemi eshte se ti e more kafen per te mos fajesuar drejtorin dhe personelin e spitalit, po prokuroret dhe gjykatesit si do ta marrin kafen nga baterite?
Përgjigju