Zbardhen veprat penale që
nuk përfshihen në amnisti

Zbardhen veprat penale që<br />nuk përfshihen në amnisti
Parlamenti do të votojë sot projektligjin e amnistisë, i cili pritet tu japë lirinë më shumë se 700 personave, ndërsa do të përfitojnë pushimin e ndjekjes penale mbi 1000 të tjerë.

Deputetët mund të bëjnë sot ndryshime të tjera për të zgjeruar fashën e përfituesve, sikundërse ka ndodhur deri më tani, por me variantin e miratuar në komisionin e ligjeve, parashikohen dhjetëra vepra penale që përjashtohen nga amnistia.

Duke analizuar projektligjin dhe Kodin Penal, Shqiptarja.com sjell listën e veprave penale që nuk amnistohen këtë vit, sikundërse dhe kriteret e tjera ndaluese.

Nuk përfitojnë personat që deri në 25 dhjetor 2016 nuk janë dënuar me vendim të formës së prerë, personat e dënuar më shumë se tre vjet, personat që janë nën gjykim, apo hetim për çështje që parashikohet dënim mbi 2 vjet, gratë mbi 55 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç.

Po ashtu, nuk amnistohen të miturit e dënuar për veprat: kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore; Goditjet për shkak të detyrës; Mbajtja pa të drejtë e uniformës.

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat të cilët i janë shmangur drejtësisë, qofshin këta shtetas që i janë shmangur autoritetit të ndjekjes penale apo të dënuar që i janë shmangur ekzekutimit të vendimit të dhënë, deri në datën 25.12.2016.

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritësit e së njëjtës vepër penale. Pavarësisht lehtësive të ligjit të amnistisë me qëllime humane, nuk do të amnistohen vepra të rënda, si: thirrja apo pjesëmarrja në luftë në shtete të huaja, i njohur si xhihadizëm, një pjesë e të dënuarve për kanabis (prodhimi dhe shitja në grup, më shumë se një herë, apo organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikut të narkotikëve).

Shitblerja e votës, falsifikimi zgjedhor apo presioni për të marrë pjesë në mitingje, nuk do të amnistohen, duke i dhënë kështu opozitës plotësimin e një kërkese të saj. Varianti final i kufizimeve dhe përfitimeve miratohet sot në Kuvend nga deputetët dhe hyn në fuqi në janar. 

Lista e veprave penale që nuk amnistohen këtë vit, sikundërse dhe kriteret e tjera ndaluese
veprat tabelat

veprat tabelat

veprat tabelat

veprat tabelat

veprat tabelat

veprat tabelat

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship