Akti Normativ, qeveria i hap rrugë Rusisë dhe Kinës për të siguruar vaksinat anti-COVID

Akti Normativ, qeveria i hap rrugë Rusisë dhe Kinës për të siguruar vaksinat anti-COVID

Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama

Qeveria ka miratuar një Akt Normativ me atë të të cilit i jep të drejtën ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, që të negociojë krahas ministrisë së Shëndetësisë, për gjetjen e vaksinave Anti-COVID.

Me këtë akt normativ, qeveria i hap rrugë negocimit të shtetit tonë me kompani të tjera për siguruar vaksinën anti-COVID edhe nga shtetet që janë jashtë BE-së, konkretisht Rusia dhe Kina të cilat prodhojnë vaksina anti-COVID. Në akt normativ theksohet se negociatat zhvillohen me vaksinat të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

‘Dhënien e autorizimit ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe ministrit të shtetit për rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.’- thuhet në aktin normativ të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave një ditë më parë.

Akt Normativ për: Dhënien e autorizimit ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe ministrit të shtetit për rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1/ Dhënie autorizimi për zhvillimin e negociatave

Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

Neni 2/ Hyrja në fuqi/ Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Akti normativ

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 11/03/2021 18:14

    Shyqyr qe tu kthye mendja rendesi ka shendeti i popollit pastaj shikoni intetesat tuaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së