TIRANE-Zbardhet atentati mbrëmë në Velipojë. Dy persona janë arrestuar, ndërsa njëri është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Fatjon Prela 28 vjeç dhe Albert Firkuqja 30 vjeç nga fshati Rec.
Sipas policisë dy të arrestuarit, tentuan që të vrisnin me armë zjarri dy persona të tjerë. Ndërkohë që është shpallur në kërkim njëri prej personave drejt të cilit u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.
Por si ndodhi ngjarja? Mbrëmë rreth orës 22:20 pranë një lokali dy të arrestuarit tentuan të vrasin me armë zjarri I. H. 31-vjeç dhe Genc Mujën 36-vjeç, të dy banues në Shkodër. Sipas policisë, pas ngjarjes autorët janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e policisë.
Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të Fatjon Prelës. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë konfliktit, njëri nga personat që ka qenë objektiv i atentatit, me inicialet I. H. 31-vjeç është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, teksa plumbat kapën makinën e Prelës me të cilën u largua bashkë me shokun e tij.
Ndërkohë që Genc Muja është lënduar lehtë nga të shtënat me armë zjarri të dy personave të arrestuar dhe pas mjekimit në spital është larguar për në shtëpi jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që është shpallur në kërkim 31-vjeçari me inicialet I.H. Burime për Report Tv pohojnë se shkak i përplasjes kanë qenë konflikte të vjetra.
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.1%
-
Të gabuar
4.2%
-
S'më intereson
9.7%
Vota total: 1121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokohen 40 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, Policia bën bilancin javor: 100 mijë lekë gjobë 13 prej drejtuesve, rrezikuan jetën e pushuesve
21 Korrik, 13:02
-
Vlorë/ Mbante armë zjarri fshehur në banesë, në pranga 30 vjeçari
20 Korrik, 12:13
-
Velipojë/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në plazh, gjobitet me 1 milion lekë të vjetra i riu
20 Korrik, 10:58
-
Sherr mes të rinjve në Velipojë, në pranga 19-vjeçari (EMRI)
18 Korrik, 12:07
-
Velipojë/ Kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e lokalit pas konfliktit me kamarierin, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim
16 Korrik, 14:45
-
Korçë/ 71-vjeçari me probleme mendore qëllon me armë dhe mbyllet në banesë! Arrestohet pas 2 orësh! VIDEO e ndërhyrjes nga RENEA
16 Korrik, 10:53
-
Siguria në plazhe/ Gjatë 1 jave bllokohen 34 mjete lundruese në Shëngjin, Durrës, Ksamil e Velipojë
14 Korrik, 12:54
-
Shkodër/ Asgjësohen 5638 bimë dhe fidanë kanabis, nuk dihen autorët
14 Korrik, 11:30
-
Velipojë/ Shisnin doza me kanabis në zonën bregdetare, 1 në pranga, 1 tjetër procedohet penalisht
8 Korrik, 11:01
-
‘Këtu të presin si dhëndër!’ Pushuesit tregojnë pse zgjedhin Velipojën për pushime! Operatorët turistikë: Kemi më shumë rezervime se vjet
5 Korrik, 16:30
-
Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)
30 Qershor, 15:48
-
Velipojë, arrestohet 24 vjeçari akuzohet se shpërndante drogë në lokalet buzë plazhit
29 Qershor, 10:25