Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë, pas ftesës nga kryeministri i vendit fqinj Avdullah Hoti. Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës, i shoqëruar nga Edi Paloka, nënkryetar i PD-së.

Ditën e hënë ai do të zhvillojë një takim me Hotin, më pas me presidentin  e Kosovës Hashim Thaçin, si edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin e Ramush Haradinajn.

Kurse ditën e martë, Basha do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Axhenda e plotë e Lulzim Bashës në Kosovë:

Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti

VENDI: Kryeministria

Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi

VENDI: Presidencë

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK

VENDI:  Selia e AAK

Ora 17.00 - Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën 

VENDI: Selia e Nismës

Ora 17:45 - Takim me drejtuesit e LDK-së       

VENDI: Selia e LDK

Ora 18:30 - Takim me drejtuesit e PDK-së 

VENDI:  Selia e PDK

Të martën:

Z. Besnik Mustafa, ish-Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Z. Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH

Z. Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje.