Ministrja e Jashtme e Italisë Federica Mogerini do të vizitojë sot Tiranën. Diplomatja italiane do të bëjë një turne në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor (Sarajevë, Prishtinë, Shkup, Tiranë, Beograd e Podgoricë) në një prej vizitave të para që prej marrjes nga Italia të kryesimit të radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Vizita e Mogerin-it në Tiranë merr një rëndësi të veçantë vetëm një muaj nga dhënia e Statusit të vendit kandidat, një hap që Italia e ka mbështetur gjithnjë me vendosmëri edhe falë lidhjes së fortë mes dy vendeve. Gjatë kryesimit të saj Italia do të vijojë të mbështesë procesin e reformave evropiane të ndërmarra nga Shqipëria.
Shefja e diplomacisë italiane nis takimet në Tiranë me homologun shqiptar Ditmir Bushati në orën 16:00, për të vijuar me takimet me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në orën 17:50, Presidentin e Republikës Bujar Nishani në orën 18:45, si dhe me Kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO