Zbardhet borxhi i vërtetë i ARMO
200 milionë dollarë te tatimet

Pasi është mbajtur e fshehtë për vite, është zbardhur më në fund borxhi që shoqëria e përpunimit të naftës ARMO ka ndaj tatimeve.
 
Shifra nuk është publikuar as nga institucionet shtetërore e as nga vetë kompania, por nga një shoqëri përmbarimore e cila ka nxjerrë në shitje pronat e ARMO-s për llogari të tre kreditorëve.
 
Sipas dokumenteve të kompanisë përmbarimore, detyrimet e papaguara tatimore të ARMO-s janë 200 milionë dollarë dhe jo 50 milionë dollarë, siç është raportuar gjatë këtyre viteve. “Për Drejtorinë Rajonale të Tatimpaguesve rezulton detyrim i pashlyer në vlerën 21,723,595,114 lekë”, thekson kompania përmbarimore.
 
Shoqëria përmabrimore raporton gjithashtu edhe një shifër më të madhe borxhi të ARMO-s ndaj Albpetrol, e cila nuk është 30 milionë dollarë, siç raportojnë institucionet shtetërore, por 5.1 miliardë lekë, afërisht 50 milionë dollarë. Deri tani, borxhi i ARMO-s, vlerësohej në rreth 250 milionë dollarë, 200 milionë ndaj bankave dhe 50 milionë ndaj tatimeve.
 
Me detyrimet e reja ndaj tatimeve e Albpetrol, ky borxh i afrohet shifrës 500 milionë dollarë.
 
Në muajt e fundit të vitit të shkuar, Qeveria ia kaloi ARMO-n kompanisë Ionian Refining dhe Trading Company me qëllim riaktivizimin e saj. U pretendua se IRTC, arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj për rifillimin e punës nga 1 shtatori.
 
Por, po gjatë këtyre muajve disa zyra përmabrimore u vërsulën për bllokimin apo ekzekutimin e llogarive dhe pasurive të kompanisë për llogari të kreditorëve të saj, ndërkohë që u shënua edhe një aksident i rëndë ku gjeti vdekjen një prej punonjësve. Praktikisht u shitën në ankande të gjitha pronat e ARMO-s, përfshirë dy rafineritë dhe pronat e saj në Vlorë, të cilat u blenë nga vetë IRTC.
 
Ndërkaq 'Ionian Refining dhe Trading Company', ka vazhduar punën gjatë gjithë këtyre muajve. Kompania është themeluar nga një shoqëri e regjistruar në Ishujt Virxhin britanikë, e njohur si parajsë fiskale. Përfaqësues ligjor i degës Shqiptare rezulton Taulant Musabelliu, ndërsa i kompanisë mëmë Ali Hasan Rahman.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!