Nuk e pashë gruan kur e shtypa me makinë". Ky ka qënë justifikimi i 20-vjeçarit Andrea Memollari përpara policisë,i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje nënën e 2 fëmijëve, Dhurata (Doku) Prifti.

"Isha duke ecur me 35 km në orë. Nuk e pashë gruan kur e godita. E kuptova që e kisha goditur, kur e shkela dhe në atë moment u tremba e ika nga vendngjarja"-mësohet të jetë shprehur ai. Ai ka pranuar gjithashtu se në momentin e aksidentimit për vdekje të 45-vjeçares Dhurata Doku Prifti ka qenë duke folur në telefon."Në atë moment kam qenë duke folur në telefon".

Memollari ka deklaruar se është njoftuar nga miqtë e tij se po kërkohej nga Policia."Miqtë më njoftuan se po më kërkonte policia dhe vendosa të vetëdorëzohem"-tha ai. Sipas policisë, Memollari nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ndërsa po i nënshtrohet analizave shtesë për të provuar nëse ka përdorur lëndë narkotike. Andrea Memollari do përballet me dy akuza atë të “aksidentit me pasojë vdekjen” dhe “largimin nga vendi i ngjarjes”.

Dënimi nga 6 deri në 21 vite burg
Rikthimi në punë i semaforit në kryqëzimin ku tragjikisht një ditë më parë humbi jetën Dhurata Prifti pasi u shtyp nga shoferi Andrea Manellari nuk ka përmirësuar aspak sigurinë rrugore në këtë aks. Kalimtarët e përditshëm në këtë aks shprehen të frikësuar dhe kërkojnë që të ndërhyhet për të parandaluar një situatë të dytë si humbja e jetës nga nëna 37 vjeçare. E sikur të mos mjaftonte mungesa e parametrave të sigurisë një pjesë e madhe e qytetarëve guxojnë të kalojnë rrugën dhe pse semafori është i kuq për ta! Kodi rrugor parashikon penalitetet dhe për këmbësorët që shkelin semaforin por me të vetmin polic në kryqëzim kjo duket e pamundur për më e pakta këshilluar këta qytetar për rrezikun.

Një grup i përbashkët hetimor i policisë dhe prokurorisë së Tiranës po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit ku paraprakisht ka rezultuar shpejtësia tej normave të lejuara dhe dyshimet se i riu gjatë drejtimit të mjetit ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Ndaj Manellarit tashmë është ngritur zyrtarisht akuza për shkelje të qarkullimit rrugorë me pasojë vdekjen si dhe largimi nga vendi aksidentit. I riu me precedent të mëparshëm penal sipas dënimeve të parashikuara për ngjarjen e një dite më parë rrezikon nga 6 deri në 21 vite burg në varësi të kërkesës që do të paraqes prokuroria e Tiranës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com